Pas thirrjes për qytetarët amerikane në Ukrainë nga Presidenti i SHBA-ve Joe Biden që të largohen menjëherë nga vendi për shkak të “shtimit të rrezikut për veprime ushtarake ruse” kundër Ukrainës, duket se janë në gjendje alerti edhe vendet e Ballkanit, përkatësisht Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, kanë njoftuar nëpërmjet Ministrisë së Jashtme qytetarët e tyre që jetojnë në Ukrainë që të largohen urgjentisht.
Qytetarët e Malit të Zi të shqyrtojnë mundësinë e largimit të përkohshëm nga Ukraina, thotë Ministria e Punëve të Jashtme malazeze.
Për shkak të tensioneve në rritje dhe situatës së paparashikueshme të sigurisë, Ministria e Punëve të Jashtme po informon qytetarët malazezë me banim në Ukrainë që të shqyrtojnë mundësinë e largimit të përkohshëm nga territori i atij vendi.
Ata kërkojnë nga qytetarët e Malit të Zi që të jenë në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën e Malit të Zi në Ukrainë.
Mund të kontaktoj me stafin e misionit diplomatik të Malit të Zi në Kiev në telefon: +380 44 287-78-11, +380952323712 dhe e-mail: [email protected].
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të saj që të mos udhëtojnë në Ukrainë dhe nëse tashmë janë atje, të largohen sa më shpejt nga ai vend.
Ministria e Punëve të Jashtme u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të cilët kanë planifikuar udhëtime në Ukrainë, të njejtën mos ta realizojnë përshkak situatës së rrezikshme që është në atë vend, raportojne mediat maqedonase.
Gjithashtu MPJ bën thirrje që të gjithë shtetasite RMV-së që gjenden në Ukrainë, të largohen sa më shpejtë të jetë e mundur nga Ukraina.
Qytetarët të cilët gjenden në Ukrainë, dhe të cilët ende nuk i kanë lënë të dhënat e tyre në Ambasadë, ta kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Maqedonisë Veriut në Kiev, në mënyrë që t’i paraqesin të dhënat e tyre në numrat e telefonin në vijim:
+380442877882
+380663951190
“Njëherit i rikujtojmë të gjithë qytetarët tanë, si ata që ndodhen këtu ashtu dhe ata që ndodhen në Ukrainë, ose kudo që të jenë, që t’i ndjekin dhe të informohen nga kanalet zyrtare të informimit që dalin nga Ministria e Punëve të Jashtme, rrjetet sociale të Ministrisë dhe të Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kiev.
Ministria e Punëve të Jashtme do të vazhdojë ta ndjekë situatën në Ukrainë dhe në kohë të informojë për udhëzimet e mundshme se si të veprojnë qytetarët tanë”, thonë nga MPJ.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Rusia vazhdon të mbledhë trupa në kufi me Ukrainën dhe mund të nisë pushtimin në çdo moment,
Udhëheqësit amerikanë dhe evropianë kanë paralajmëruar për muaj të tërë se kanë frikë se Moska mund të planifikojë një pushtim të Ukrainës në të ardhmen e afërt dhe kanë vënë në dukje raportet për një grumbullim të trupave ruse në kufirin e dy vendeve.
Rusia ka mohuar vazhdimisht se ka synime agresive, duke argumentuar se ajo po lëviz vetëm ushtarë brenda territorit të saj dhe ka bërë thirrje për garanci sigurie që do të kufizonin zgjerimin e bllokut ushtarak të NATO-s të udhëhequr nga SHBA në Ukrainë ose Gjeorgji. Zyrtarët perëndimorë kanë thënë se kushtet e asaj marrëveshjeje janë të papranueshme.