“Ne jemi të fortë kur jemi të bashkuar, jemi të fortë kur jemi bashkë”. Ndërsa zyrtarët perëndimorë paralajmëruan për një pushtim rus qysh të mërkurën, në Ukrainë njerëzit festojnë Ditën e Unitetit. Në mes të krizës, presidenti ukrainas Zelenskyy bëri thirrje për një Ditë Uniteti në të gjithë vendin, me ukrainasit të inkurajuar të ngrenë flamurin e tyre kombëtar.
Ukraina do të festojë Ditën e Unitetit në nivel shtetëror çdo vit më 16 shkurt. Ukrainasve u kërkohet të mbajnë flamuj kombëtarë dhe të vendosin shirita blu dhe të verdhë në veshje.
Dekreti përkatës nr. 53/2022 është publikuar në faqen e Kreut të Shtetit.
Sipas dekretit, Flamuri Shtetëror i Ukrainës do të ngrihet në ndërtesat në të gjitha lokalitetet e populluara, Himni Kombëtar i Ukrainës do të interpretohet në orën 10:00. Misionet e huaja të Ukrainës do të mbajnë ngjarje përkatëse që synojnë bashkimin dhe mbështetjen e Ukrainës.

Happy Day of Unity 💛💙!

We are strong when we are united, we are strong when we are together.#StandWithUkraine #StrongerTogether pic.twitter.com/vOB4XVdMgC
— MFA of Ukraine 🇺🇦 (@MFA_Ukraine) February 16, 2022

Gjithashtu, më 15 shkurt, Kabineti i Ministrave miratoi një plan veprimi për të shënuar Ditën e Unitetit.
Kryeministri Shmyhal tha se me iniciativën e Presidentit Volodymyr Zelensky, pagesat për pjesëtarët e shërbimit të Forcave të Armatosura do të rriteshin me 30% nga 1 marsi 2022.
Gjithashtu, mbështetja financiare për Shërbimin Shtetëror të Kufirit dhe Gardën Kombëtare do të rritet me 20% nga fillimi i vitit 2022 (duke marrë parasysh vendimin për një rritje prej 10% nga 1 shkurti). Kjo parashikohet në planin e veprimit të miratuar nga Qeveria në zbatim të Dekretit Presidencial të 14 shkurtit 2022 Nr. 53/2022 “Për masat urgjente për konsolidimin e shoqërisë ukrainase”.
Keshtu mijëra banorë të Ukrainës shpalosën një flamur kombëtar 200 metra të gjatë, në stadiumin e Kievit të mërkurën për të treguar solidaritetin e tyre në “Ditën e Unitetit Kombëtar”.
Presidenti Volodymyr Zelenskyy deklaroi se e mërkura do të ishte një ditë për t’u bashkuar, duke u bërë thirrje qytetarëve të valvisnin flamurin kombëtar me ngjyrë blu dhe të verdhë si dhë të këndonin himnin kombëtar përballë kërcënimeve.
“Unë e kuptoj se ka shumë patriotë si unë që nuk trembën dhe që qëndruan në Kiev. Ata janë të gatshëm të mbrojnë Ukrainën”, thotë Alyona, banore e Kievit.
“Është shumë mbresëlënëse sepse ne tregojmë se jemi në unitet, jemi të bashkuar”, thotë Petro Donchenko, banor i Kievit.
“Kjo ngjarje i kushtohet unitetit të ukrainasve për të theksuar ndjenjat tona patriotike dhe respektimin e simboleve kombëtare si flamuri kombëtar dhe himni kombëtar pasi 16 shkurti është Dita e Unitetit”, thotë Olga Yeftashuk, nga Ministria e Rinisë dhe Sportit.
Tensionet midis Rusisë, Ukrainës dhe Perëndimit u përshkallëzuan gjatë fundjavës pasi mediat perëndimore pretenduan se Moska mund të nisë një sulm ndaj Ukrainës të mërkurën.
Moska kohët e fundit grumbulloi më shumë se 100,000 trupa pranë Ukrainës, duke shkaktuar frikën se Kremlini mund të planifikojë një tjetër ofensivë ushtarake kundër fqinjit të tij ish-sovjetik.
Rusia ka mohuar se po përgatitet të pushtojë dhe ka akuzuar vendet perëndimore për minimin e sigurisë së saj përmes zgjerimit të NATO-s drejt kufijve të saj.