Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë festoi 70-vjetorin e anëtarësimit të vendit në NATO, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e ministrisë thuhet se “Sot është 70-vjetori i bashkimit të Turqisë me NATO-n (18 shkurt 1952), e cila është një nga anëtarët përgjegjës dhe drejtues të aleancës, siç ishte edhe gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë dhe pas saj, përveç kontributeve në misionet dhe operacionet e NATO-s në mbrojtjen e kufijve të saj”.
Ministria tha se “Turqia është një nga aleatët kryesorë që drejton rrugën e NATO-s me qasjet e saj parimore dhe vizionare në përputhje me vlerat thelbësore të aleancë”.
“Turqia nga njëra anë po diskuton NATO-n e viteve 2030 dhe nga ana tjetër ka bërë pjesën e saj në kuadër të mbrojtjes dhe sigurisë në këtë periudhë, e cila i është nënshtruar testeve të gjera të sigurisë dhe vazhdon të japë kontribute kuptimplote dhe origjinale në procesin e ndryshimit dhe transformimit të NATO-s”, thuhet më tej.
Në deklaratë theksohet se “Turqia po lufton ndaj të gjitha formave dhe manifestimeve të terrorizmit, i cili përbën kërcënim jo vetëm për veten, por për të gjithë gjeografinë euroatlantike dhe se do të vazhdojë me vendosmëri përpjekjet e saj për të mbrojtur sigurinë dhe stabilitetin. Në këtë aspekt, pritshmëria jonë nga aleatët tanë është që të shfaqin plotësisht frymën e unitetit dhe solidaritetit që përbën emëruesin e përbashkët të NATO-s”.