Qeveria e pakicës në Mal të Zi, e udhëhequr nga Dritan Abazoviq, ka një shans dhe nëse rruga e saj është rruga e Malit të Zi të dalë nga referendumi, partitë shqiptare nuk do të kenë dilemë për ta mbështetur atë, ka thënë Ferhat Dinosha, kryetar nderi i Unionit Demokratik të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe ish-ambasador i Malit të Zi në Kosovë.
Ai ka shtuar se do të jetë e pazakontë për skenën politike dhe për mbarë publikun malazez që në krye të Qeverisë të jetë një shqiptar (Abazoviq), por nëse momenti është i tillë, duhet të lejohet të ndodhë.
Në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës 2 (RTK2), Dinosha ka theksuar se Partia Popullore Socialiste, si anëtare e shumicës aktuale parlamentare, duhet të jetë pjesë e asaj qeverie dhe se Partia Demokratike e Socialistëve, e cila ka shpallur mbështetjen për qeverinë e pakicës, mund të kthehet në pushtet. Ai përjashton mundësinë që Fronti Demokratik dhe Mali i Zi Demokratik të mbështesin formimin e qeverisë, nëse Abazoviq është kandidat për kryeministër, sepse këtë e ka bërë të qartë lideri i Lëvizjes për Ndryshime, Nebojsha Medojeviq. Ai beson se protestat e nisura dhe ato të paralajmëruara nuk do ta destabilizojnë Malin e Zi.
“Diçka e re po ndodh që do të jetë e dobishme për rrjedhën e mëtejshme të Malit të Zi. Nëse shkohet në drejtimin e një Mali të Zi të dalë nga referendumi, shqiptarët nuk do të kenë asnjë dyshim për ta mbështetur një qasje të tillë dhe ecjen e Malit të Zi që t’i kthet vetes. Një vit më parë, ndodhi diçka që ishte vendimi e një njeriu që ende mund të jetë vendimtar në qasjen e tij të re. Ai duhet të lejohet të kthehet, nëse e ka të qartë se me vendimet e tij të vitit të kaluar Mali i Zi mund të kishte humbur rrugën e tij, dhe nëse ai e kupton se Mali i Zi duhet të vazhdojë të ndërtohet mbi atë që ka bërë deri tani në rrugën e projekteve të tij kryesore strategjike, përkatësisht evropiane dhe integrimin euroatlantik, si shtet sovran dhe i njohur ndërkombëtarisht”, tha Dinosha.
Duke kujtuar se mospajtimet kanë filluar brenda koalicionit qeverisës shumë kohë më parë, dhe se Dritan Abazoviq u quajt “Shiptar” në një tubim dhe me këtë rast atij iu tha “se Shiptarët nuk do të udhëheqin Malin e Zi”, Dinosha beson se Abazoviq tani e ka të qatë se ku ka qenë dhe do ta kërkojë mënzrën të dalë nga aty. Mbi të gjitha, ishte shumë e çuditshme se si Abazoviq mundi ta formojë qeverinë me urdhërat dhe dëshirat e Kishës Ortodokse Serbe, thekson Dinosha.
“Qeveria e pakicës ka shanse. Besoj se ka njerëz që duan që Mali i Zi të mos humbasë atë që ka krijuar tashmë dhe ne e dimë se produkti më i madh në historinë e re është rikthimi i pavarësisë së Malit të Zi. Qeveria do të mbështetet nga opozita. Këtë e ka bërë të ditur tashmë PDS-ja si partia më e fortë. Kjo mund të bëjë që disa subjekte politike të frikësohen nga rikthimi i PDS-së në pushtet, gjë që mund të ndodhë në këtë proces”, tha Dinosha, duke theksuar se tezën që edëgjojmë gjithnjë e më shpesh nga subjekte të caktuara politike: “Me të gjithë vetëm jo me DPS-në”. është mjaft e rrezikshme, duke e ditur se pa PDS –në nuk do të ishte realizuar projekti kryesor në historinë e re të Malit të Zi, sikur as anëtarësimi në NATO. Duke iu referuar faktit se një pjesë e mazhorancës parlamentare, e cila nuk mbështet formimin e qeverisë së pakicës dhe proteston për “mbrojtjen e vullnetit të popullit”, Dinosha thekson se këtë “vullnet të popullit” nuk e bëjnë as pakicat, as malazezët. , por se “vullneti i popullit” u shpreh fuqishëm në referendumin e vitit 2006.
“Të flasësh për vullnetin e një populli tjetër nuk është e shëndetshme për Malin e Zi dhe harmoninë e tij multietnike”, thotë Ferhat Dinosha. Sa i përket shpalljes së bllokimit të Malit të Zi, i cili kërcënohet nga Fronti Demokratik, Dinosha beson se nuk do të ketë konflikte dhe kërcënime për paqen në Mal të Zi/RTK