Ukraina po inicion krijimin e një platforme publike të “Paqes së Donbasit”, e cila duhet të përfshijë si banorët e territoreve të pushtuara përkohësisht, ashtu edhe ata që u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të aksioneve ushtarake.
Ai theksoi se autoritetet janë të gatshme për dialog me popullatën civile, por jo me ata që nuk njihen, në aspektin e së drejtës ndërkombëtare dhe nuk mund të përfaqësojnë popullsinë vendase;
* Njerëzit në Donbas kanë nevojë për zgjedhje që do të njihen si legjitime nga Ukraina dhe nga e gjithë bota. Dhe nuk mund të jenë të tilla, nëse nuk do të zhvillohen në përputhje me ligjin ukrainas, nën zhurmën e të shtënave dhe pa kontroll të kufirit tonë;
* Presidenti Zelensky deklaroi se Ukraina nuk kishte marrë garancitë e sigurisë që i ishin premtuar në kuadër të Memorandumit të Budapestit, për refuzimin e Armëve Bërthamore. “Nuk e kemi atë armë. As sigurinë nuk kemi. Nuk kemi më një pjesë të territorit, që është më e madhe se Zvicra, Holanda apo Belgjika. Dhe më e rëndësishmja, nuk kemi më miliona qytetarë tanët”. (Zelensky V.). Ai theksoi se që nga viti 2014, Ukraina është përpjekur tri herë të mbledhë konsultime me shtetet garantuese të Memorandumit të Budapestit dhe të trija herët pa sukses. “Sot Ukraina do ta bëjë këtë për herë të katërt… Kjo është hera e fundit.” Unë jam duke iniciuar konsultimet në kuadër të Memorandumit të Budapestit. Nëse nuk do të ndodhin përsëri, ose nëse nuk rezultojnë në vendime konkrete për të garantuar sigurinë e shtetit tonë, Ukraina do të ketë të drejtë të besojë se Memorandumi i Budapestit nuk po funksionon dhe të gjitha vendimet e paketës së vitit 1994 janë vënë në pikëpyetje.
Kriza e sigurisë dhe kërkesat e presidentit të Ukrainës në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
* Ukraina pret përgjigje të drejtpërdrejta në lidhje me anëtarësimin e saj në BE dhe NATO. Kiyvi dëshiron të dijë të vërtetën për perspektivën e anëtarësimit në Aleancë dhe koha më e mirë për këtë të vërtetë, është samiti i ardhshëm në Madrid.
* Presidenti theksoi gjithashtu se sanksionet kundër Rusisë, pas bombardimeve të qyteteve të Ukrainës, nuk do të nevojiten më dhe bëri thirrje për rritjen e presionit ekonomik ndaj vendit agresor.
* Ukraina kërkon që procesi i paqës të zhbllokohet menjëherë dhe të flasim për atë kudo në botë, në të gjitha platformat, në mënyrë që Ukraina të jetë mes tyre dhe Rusia gjithashtu.
^ Presidenti bëri thirrje gjithashtu për garantimin e sigurisë energjetike të Ukrainës (“për të siguruar integrimin e Ukrainës në tregun e energjisë të BE-së kur Nord Stream2 përdoret si armë.”
/Argumentum.al