Ambasadori i Azerjbajxhanit në Shqipëri Z.Huseynov shprehet se Azerbajxhani është i gatshëm t’i ofrojë Shqipërisë gaz por për ketë nevojitet infrastruktura e duhur, pritet vendimi final i qeverisë shqiptare nëse do i thotë po propozimit të Azerbajxhanit, thekson ai.
Azerbajxhani është gati t’i sigurojë Shqipërisë gaz. Shqipëria është pjesë e gazsjellësit TAP por ne do ishim shumë të kënaqur ta kishim Shqipërinë si anëtarë e familjes së shteteve përfituese direkte të gazit. Nga kjo pikëpamje Azerbajxhani është gati të marrë në konsideratë propozimet e Shqipërisë për të marrë gaz nga Azerbajxhani. Por gjithçka varet nga politika energjetike që do ndjekë vendi juaj, varet nga prioritetet që ka Shqipëria. Në mund të ulemi së bashku në bisedime për të diskutuar bashkëpunimet afatmesme dhe afatgjata në fushën e energjisë për t’i ofruar gaz natyror Shqipërisë. Mesa kuptoj personalisht, qeveria shqiptare përmes zëvendësministrit të infrastrukturës dhe energjisë Ilir Bejtja më 4 shkurt vizitoi Azerbajxhanin ku mori pjesë në një event të organizuar për gazsjellësin TAP. Ai takoi homologët azer por mesa po kuptoj në këto momente Shqipëria po e merr në konsideratë këtë çështje duke parë perspektivën për të pasur një bashkëpunim të mundshëm me Azerbajxhanin i cili është i hapur për bashkëpunim dhe për t’ju ofruar gaz”,-u shpreh gjatë intervistës për mediat lokale, ambasadori i Azerbajxhanit Anar Huseynov.
Kujtojmë se në fillim të shkurtit u mbajt takimi i 8-të Ministror i Këshillit Këshillimor të Korridorit Jugor të Gazit (SGC) në Gulustan Palace, Baku.
Në këtë takim nga Shqipëria mori Ilir Bejtja, Zëvendës Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. TAP është një mundësi shumë e rëndësishme, duke marrë parasysh gazin natyror një burim strategjik dhe shumë i rëndësishëm energjie për të mbështetur zhvillimin e ardhshëm të qëndrueshëm të vendit tonë”, tha ai.
Ndërsa vlen të theksohet se vete Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit, Zoti. Ilham Aliyev shprehu dëshirën që Shqipëria të jetë jo vetëm një vend tranzit i projektit të gazsjellësit Tap por edhe një vend përfitues i gazit natyror Azerbajxhanas.
“Shpresojmë që Shqipëria të jetë gjithashtu një vend përfitues i gazit natyror të Azerbajxhanit sapo të përfundojë rrjetin e saj të shpërndarjes së gazit” , tha në fjalën e tij Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit