Presidenti Vladimir Putin vendosi forcat e parandalimit strategjik të vendit në gatishmëri “speciale” të dielën, duke njoftuar lëvizjen gjatë një takimi me ministrin rus të Mbrojtjes Sergey Shoigu dhe shefin e shtabit Valery Gerasimov.
“Vendet perëndimore jo vetëm që po ndërmarrin veprime jomiqësore ndaj vendit tonë në fushën ekonomike. E kam fjalën për sanksionet e paligjshme që të gjithë i dinë mirë. Megjithatë, zyrtarët e lartë të vendeve kryesore të NATO-s bëjnë deklarata agresive edhe kundër vendit tonë”, tha Putin.
Ambasadorja e SHBA në OKB, Linda Thomas Greenfield e quajti këtë lëvizje të Putin-it të papranueshme.
“Putin po e përshkallëzon këtë luftë në mënyrë të papranueshme dhe ne duhet të vazhdojmë t’i frenojmë veprimet e tij në mënyrën më të fortë të mundshme.”-tha ajo.
Masa vjen në mes të ofensivës së vazhdueshme të Rusisë në Ukrainën fqinje, e nisur nga Moska më 24 shkurt. Operacioni ushtarak pasoi njohjen zyrtare nga Rusia të Republikave Popullore separatiste Donetsk dhe Lugansk, të cilat u ndanë nga Kievi në vitin 2014.
Ofensiva shkaktoi një pasoja masive ndërkombëtare, me Perëndimin që nisi një valë të re sanksionesh kundër Rusisë, duke e akuzuar atë për një sulm “të paprovokuar”. Kufizimet e reja varionin nga sanksionet personale kundër zyrtarëve të lartë, përfshirë presidentin e Rusisë, deri në shënjestrimin e sistemit financiar të vendit.