Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot rezolutën kundër agresionit rus, të propozuar nga Shqipëria dhe SHBA.
Kryeministri Edi Rama reagoi pas votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB të rezolutës së propozuar nga Shqipëria dhe SHBA ndaj agresionit rus në Ukrainë.
Rama thekson se “141 vende ndëshkojnë Rusinë me votimin e tyre në OKB kundër agresionit ndaj Ukrainës”.
Rama tha se Rusia hyn në periudhën e vetmisë më të madhe të historisë së saj.
“Rusia hyn në periudhën e vetmisë më të madhe të historisë së saj me veç 4 vende ultradiktatoriale që i qëndrojnë në krah”, deklaron Kryeministri.
Rama nënvizon se “vota e Serbisë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin”.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot rezolutën kundër agresionit rus, të propozuar nga Shqipëria dhe SHBA.
ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka tha: “141 vota për paqen në Ukrainë! Vetëm 5 vota kundër: Rusia, Koreja e Veriut, Eritrea, Siria, Bjellorusia”.
“Bota ka folur kundër agresionit rus! Diktatori i Rusisë duhet të dëgjojë njerëzimin”, tha Xhaçka.
Rezoluta e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kritikon pushtimin rus në Ukrainë dhe i bën thirrje Moskës që të tërheqë menjëherë të gjitha forcat nga Ukraina, një veprim që synon të izolojë politikisht Rusinë.
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim e ka cilësuar historike votimin e rezolutës SHBA-Shqipëri në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Kim nënvizon se më shumë se 2/3 e vendeve anëtare votuan në favor të rezolutës.
Ambasadorja thekson se SHBA është krenare që ka qenë bashkëpenëmbajtëse me Shqipërinë në këtë rezolutë.
“HISTORIKE. Më shumë se 2/3 e vendeve anëtare të OKB-së votuan në favor të rezolutës që denoncon agresionin e Rusisë kundër Ukrainës. SHBA është krenare që ka qenë bashkëpenëmbajtëse me Shqipërinë në këtë rezolutë”, deklaroi Kim./Argumentum.al