Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u ka bërë thirrje vende evropiane që janë pjesë e Aleancës që të rrisin buxhetet për mbrojtjen.
Sulmi i Rusisë do të ketë pasoja për të gjithë ne. Ne i bëjmë thirrje të gjitha vendeve evropiane të cilat janë anëtare në Aleancën e Atlantikut që të rrisin buxhetin e tyre për mbrojtjen.
Pas sulmit të Ukrainës, disa vende të Bashkimit Evropian reflektuan lidhur me rritjen e buxhetit të mbrojtjes.
E para e njoftoi Gjermania, e cila tha se po rriste shpenzimet me 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ose rreth 100 miliardë euro.
Iniciativës iu bashkuan edhe Suedia e Letonia.
Rritja e fondeve për NATO-n ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e ish-presidentit Donald Trump, e cila gjeti mbështetje vetëm pas sulmimit të Ukrainës në 24 shkurt.
Aktualisht Greqia është kontribuuesja më e madhe e NATO-s në proporcion me GDP e vendit, e cila është rreth 3,82%, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara me 3,52% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Lihteshtajni është vendi më pak kontribuues në Aleancë me 0,57% të GDP, ndërsa vendi ynë renditet i njëzetenjëti me 1,44% të PBB.
Maqedonia e Veriut ndodhet 7 vende para nesh me 1,61% të GDP, ndërsa Mali i Zi 9 vende përpara me 1,74% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.