Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj zhvilloi një konferencë të përbashkët me homologun çek, Petricek.
“Jemi të përkushtuar në procesin e integrimit europian dhe se BE do t’i përgjigjet pozitivisht reformave me Shqipërinë”, ka deklaruar Cakaj.
Në konferencën e përbashkët, Cakaj ka komentuar edhe marrëveshjen me Greqinë. Ai është shprehur i bindur se do të mbyllë të gjitha kapitujt.
Nga ana tjetër, Petricek tha se e mbështet integrimin e Shqipërisë në BE. “Çekia është avokate e Shqipërisë për hapjen e negociatave”, ka thënë Petricek.