Presidenti i Republikës, Ilir Meta uroi sot besimtarët bektashinj për Festën e Sulltan Nevruzit, që shënon ditëlindjen e Imam Aliut
Meta u takuam me Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj.
“I lumtur të ndaja sot me Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, besimtarët dhe të gjithë shqiptarët, urimet më të përzemërta për Festën e Sulltan Nevruzit, që shënon ditëlindjen e Imam Aliut. Diell dhe Pranverë në zemrën e çdo shqiptari, për një të ardhme më të ndritur dhe më të begatë, për një Shqipëri më të fortë, më të drejtë, më të zhvilluar, më demokratike dhe plotësisht europiane! Pranvera dhe Demokracia, në sintoni të plotë me njëra-tjetrën, do të triumfojnë përherë”, uroi Meta.