Pas apelit të fortë të ambasadës së SHBA-së në Tiranë drejtuar opozitarëve që të distancohen nga dhuna, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Kryedemokrati u shpreh se nuk komenton deklaratat e ambasadave, por ka një sugjerim që të mos bëhen palë me asnjë parti politike.
“Apeli i SHBA-së? Unë nuk komentoj asnjëherë deklaratat e ambasadave. Por meqë më pyesni kam një sugjerim, nuk iu kërkoj që të jenë palë me parti politike, por me vlerat e demokracisë, të luftës kundër krimit dhe shit blerjes së votës. Protesta e nesërme do të jetë një tjetër rast për shqiptarët për t’u bashkuar dhe për të ngritur zërin. Do të hyjë në histori si një nga protestat më të mëdha. Duke hapur derën për në Europë do të rikthejmë mundësi për liri dhe mirëqenie” tha Basha.