Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shpreh nga selia e PD, pas mbylljes së protestës opozitare për sot se vërshimi popullor nuk do ndalet.
“E gjithë bota e ka parë sot vendosmërinë e një populli të bashkuar për liri dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmerisë. E gjithë Shqipëria dhe bota e ka parë sot vendosmërinë e një populli të bashkuar për liri dhe demokraci për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë së Ramës dhe klikës së tij. Ne e kemi ndalur dhe do ta hedhim në lum qeverinë e tij kriminale dhe parlamentin e tij të krimit.
Nuk ka rrugë tjetër përveç protestave popullore. Jemi shumë më shumë sot në 16 mars. 16 shkurti i hapi rrugën një vërshimi popullor që nuk do të ndalet por do të vijojë kundër grushtit të kriminelëve në pushtet”, tha Basha.