Mjeku Artan Simaku në një deklaratë për mediet deklaroi se në Shqipëri është konfirmuar prania e nënvariantit BA2 të Omicron dhe në javët në vijim pritet të bëhet dominues.
“Sot kanë ardhur përgjigjet nga laboratori i referencës dhe ashtu siç pritej është konfirmuar prania e variantit BA2 të Omicron, pro mbizotëron varianti BA1 dhe një pjesë rreth 8.3 % janë me variantin BA2. Parashikohet që në javët në vijim ky variant të bëhet variant domionues ashtu siç ka ndodhur dhe në shtete e tjera të kontinenti Evropian dhe në vendet e rajonit“, deklaroi Simaku.
Nga e kishin origjinën mostrat që u dërguan për analizë?
Simaku: Mostrat ishin të pacientë të shtruar në spital dhe të pacientëve ambulatorë. Ajo që është e rëndësishme që prezenca e tij është gjetur në disa rrethe të vendit dhe për shkak të transmetueshmërisë më të lartë se Omicron parashikohet që në javën në vijim të bëhet dominues.
Mjeku tha se në shtimin e rasteve pritet të ndikojë dhe nisja e sezonit turistik. Ai theksoi rëndësinë e vaksinimit me të treja dozat anticovid.
ISHP thotë se ka gjasa që ky variant të kaloje në një variant dominues kundrejt varianteve të tjera për shkak të trasmetueshmërisë së lartë.
Në një përqindje shumë të ulët është në qarkullim edhe varianti Delta.
Instituti Shëndetit Publik, ju bën apel të gjithë qytetarëve të vaksinohen ndaj COVID-19 pranë qendrave shëndetësore ose pikave të përqendruara të vaksinimit.