Agjencia Europiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare, FRONTEX do të mbështesë Shqipërinë ndër 26 shtetet jo anëtare të BE-së në sigurimin e masave riintegruese për emigrantët e rikthyer.
Një program që do të zbatohet për herë të parë nga FRONTEX përmes disa partnerëve që janë organizata ndërkombëtare të ndihmës pritet t’u sigurojnë shtetasve nga vendet jo anëtare të Bashkimit Europian dhe familjeve të tyre që kthehen në vendetm e origjinës një sërë shërbimesh të kualifikuara.
Ndër këto shërbime FRONTEX përmend strehimin afatgjatë, asistencën mjekësore, këshillimin për punë, arsimimin, ndihmën në ngritjen e një biznesi të vogël, bashkimin familjar dhe të tjera për emigrantët që pranojnë të kthehen nga vendete Be-së ne vendet e tyre të origjinës.
Programi i Agjencisë parashikon mbështetje të mundshme menjëherë pas mbërritjes së migrantëve në vendet e tyre të origjinës, si dhe riintegrim afatgjatë. Programi sipas FRONTEX synon gjithashtu t’ë nxisë kthimet e migrantëve nga vendet e BE-së në vendet e tyre dhe të trajtojë në mënyrë të qëndrueshme problem e migrimit të paligjshëm.
Drejtor Ekzekutiv i FRONTEX Fabrice Leggeri, tha se “Shërbimet e Përbashkëta të Riintegrimit e bëjnë Agjencinë të aftë të shkruajë një kapitulli tjetër në përpjekjet e BE-së për të ofruar ndihmë profesionale për riintegrim”.
Shërbimet e Përbashkëta të Riintegrimit sipas FRONTEX fillojne ne Prill te ketij viti dhe buxheti i caktuar për vitin 2022 për bashkëfinancimin e aktiviteteve është 14,300,000 euro pë të gjitha vendet që do të përfitojnë nga programi.
Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane për Azilin rreth 11 mijë shtetas shqiptarë aplikuan për azil në vendet e Bashkimit Europian gjatë vitit 2021. Kërkesat shënuan rritje me 19 % krahasur me vitin 2020 që ishte dhe periudha e pandemisë por shënuan rënie me vitet e mëparshme kur ritmi i kërkesave ishte më i lartë.
Sipas “Strategjisë Kombëtare për Migracionin 2019-2022” Shqipëria mbetet më së shumti vend emigracioni. Në vitin 2017, rreth 1,5 milionë shtetas shqiptarë ishin jashtë territorit të vendit, ose afro gjysma e popullsisë.
Pjesa më e madhe e komuniteteve të migrantëve ndodhen në vendet fqinje, në Itali (448 407) dhe në Greqi (356 848), ndërkohë që shihet vitet e fundit një tendencë në rritje në vendet e tjera të Bashkimit Evropian, si edhe në Amerikën e Veriut dhe në Kanada.
Në qershor të vitit 2017 qeveria miratoi një plan veprimi për të parandaluar keqpërdorimin e azilit nga shtetasit shqiptarë në vendet e BE-së dhe ato të zonës Shengen. Disa hapa u hodhën me pas nga programe të organizatave ndërkombëtare për riintegrimin e familjeve emigrante shqiptare që ktheheshin nga disa vende europiane përmes praktikave të “kthimit vullnetar” apo “kthimit të detyruar”.