Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjeneralmajor Bajram Begaj, në kuadër të vizitës së tij në Turqi, u takua me homologun e tij Gjeneral Yaşar Güler, raporton Anadolu Agency (AA).
Güler e priti Begajn në selinë e Shtabit të Përgjithshëm në Ankara me një ceremoni ushtarake.
Pas ceremonisë, Güler dhe Begaj zhvilluan një takim.
Në takim, bëhet e ditur se do të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe në fushën ushtarake si dhe zhvillimet e fundit në rajon.