Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka falënderuar popullin shqiptar për mbështetjen që nga fillimi i agresionit rus kundër vendit të tij.
“Jam mirënjohës për faktin që nuk hezitoni kurrë të mbështesni askënd; ju jeni padyshim në anën e lirisë dhe të së vërtetës. Faleminderit për marrjen e hapave konkretë për Ukrainën, për ndihmën tuaj për sigurinë, për mbështetjen tuaj kundër Rusisë dhe për pjesëmarrjen tuaj ndaj fëmijëve tanë dhe njerëzve tanë. Qëndrimi juaj ndaj popullit ukrainas më kujtoi Shën Terezën shqiptare, e cila është kthyer në një simbol të humanizmit për të gjithë botën”, tha Zelenskyy përmes një video-telefonate të martën.
Shqipëria është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që mirëpret fjalimin e Zelenskyy në Parlamentin e saj.
Presidenti ukrainas e filloi fjalimin duke uruar të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit dhe duke i kujtuar të gjithëve se që nga 24 shkurti, ukrainasit nuk kanë mundur të jetojnë në paqe.
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov ishte gjithashtu i pranishëm në Parlament gjatë fjalëve të Zelenskyy.
Kuvendi i Shqipërisë u mbush me flamuj ukrainas.
Zelenskyy foli për bombardimet ruse që po marrin qindra jetë të pafajshëm, përfshirë fëmijë.
“Mariupoli është shkatërruar plotësisht. Nuk ka mbetur asnjë ndërtesë”, tha ai, duke shtuar se skena të tilla janë të pranishme në çdo qytet dhe çdo fshat në mbarë botën.
“Qytetarët tanë të moshuar që i kanë mbijetuar pushtimit nazist, thonë se ata kurrë nuk kanë parë mizori të tilla as atëherë”, tha Zelenskyy.
Përveç kësaj, ai zbuloi se rusët po kryejnë krime të tmerrshme, si duke i detyruar ukrainasit të shtrihen në tokë me këpucët e tyre të mbushura me ujë.
Ndërkohë Zelensky i bëri thirrje Shqipërisë që të ndalojë anijet ruse nga portet dhe të vendosë kufizime për turistët rusë.
Fjala e plotë e Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky drejtuar Kuvendit të Shqipërisë,
Zonja Kryetare e Kuvendit
Shkëlqesia juaj Kryeministër,
Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë,
Populli i Shqipërisë,
Dje myslimanët në mbarë botën festuan Fiter Bajramin që shënjon fundin e Ramazanit, muajit të shenjtë të agjërimit për Islamin. Ju përgëzoj për këtë festë, ju uroj atë që të gjithë ukrainasit sot iu urojnë njëri tjetrit, paqe!
Gjatë këtij muaji, myslimanët ukrainas, e gjithë shoqëria jonë nuk kanë patur asnjë gjë të vetme, kështu ne jetojmë që nga 24 shkurti.
Ushtria ruse po godet qytetet dhe fshatrat tona me artileri, me aviona, nuk kursen raketat. Në qytetin tonë me të madh në lindje të vendit në Kharkiv, 1/5 nga të gjitha shtëpitë është shkatërruar tashmë.
Bëhet fjale për 2500 shtëpi te shkatërruara. Predhat ruse u dëmtuan, garantimet vazhdojnë, duke folur për Mariupol që u shkatërrua plotësisht. Nuk ka ndërtesa te pashkatërruara. Asnjë ndërtesë, imagjinoni! Është një qytet me gjysmë milionë, i cili ka qenë i rrethuar nga ushtria ruse që nga fillimi majit duke mos lejuar as ujin, as ushqimin, as ilaçet. Nuk kanë ndaluar duke bombarduar. Është gati një qytet plotësisht i djegur, por kështu merret çdolloj fshati apo qyteti dhe skenat, duke patur reagimet e pushtuesve rusë do të jenë të njëjta, rreth shkatërrumit dhe vrasjes, rreth skenave të terrorizmit, rreth skenave të zhvendosjes me forcë në Rusi, të plaçkitjes totale të gjithçkaje në territoret e pushtuara.
Të moshuarit i mbijetuan dy pushtimeve përgjatë Luftës së Dytë Botërore në pushtimin nazist dhe pushtimin aktual nga ushtria ruse, thonë se nuk kanë parë mizori të tilla 50 vjet më parë.
Tani ata po shikojnë ushtrinë ruse që gjuan fëmijët në fytyre. Tani ata shikojnë njerëz të zakonshëm, fshatarë, të cilët janë zënë robër dhe janë detyruar ditë e natë te shtriheshin në tokë në temperatura nën zero. Rezulton se ushtria ruse ka një metodë të veçantë të luftimit në sezone të ftohta, detyrohen të mbledhin ujë në këpucë te veshin këpucët dhe kështu të rrinë të shtrirë në tokë.
Në zonat e çliruara nga ushtria ruse, ne gjejmë vazhdimisht mbetje të trupave të njerëzve të torturuar, njerëz me duar të lidhura me gjurmë të shtënash në krah, në këmbë, me brinjë të thyera dhe disa prej tyre të shtënë në pjesën e prapme të kokës. Shpeshherë, pushtuesit nuk i lejojnë as të varrosin trupat e vrarë. Trupat gjenden në pyje, në bodrume.
Ne kohën kur u tërhoqën nga tokat tona, ushtria ruse la të vdekur shumë njerëz në rrugë. Ushtrisë ruse iu kërkua, të paktën, të pushonte zjarret në Pashkën ortodokse, u kërkua të pushonte zjarret, por nuk i është përgjigjur.
Rusia gjithashtu ka injoruar shënjtërinë e muajit të Ramazanit. Mendoni vetë, 56 objekte fetare u shkatërruan ose u dëmtuan nga armatimet, kishat, xhamitë, shtëpitë e kultit.
Ushtria ruse nuk po përpiqet të mbrojë asnjë objekt të kishës, as edhe objektet e kishës ruse nga armatimet e kësaj. Këtu flitet për një thyerje komplet e moralit. Kjo është humbje e moralit dhe vlerave universale, mosnjohje e plotë e jetesës si vlerë. Ata nuk duan të ndalojnë në sulmet e tyre. Një përpjekje për të ringjallur tiraninë në nivelin më të keq të parë ndonjëherë në shekullin e XX-të.
Unë i jam mirënjohës kombit që po e lufton këtë tirani, bashkë me mua sepse vetëm ne e ndalojmë Rusinë, në Ukrainë. Ne do jemi në gjendje të shpëtojmë ata nga ajo që populli juaj duhet ta dijë më mirë.
Jam mirënjohës që nuk hezitoni të mendoni se kë do të mbështesni. Ju jeni padyshim në anën e lirisë dhe të së vërtetës, Faleminderit!
Faleminderit për hapat konkrete për Ukrainën për t’u kujdesur ndaj njerëzve tanë, ndaj fëmijëve tanë veçanërisht. Ky qëndrimi juaj ndaj popullit të Ukrainës në kohë të vështira për ne, më bën të kujtoj Shën Terezën shqiptare, jeta e të cilës është kthyer në simbolin e humanizmit për mbarë botën. Ajo mësoi njerëzit se përpjekjet e mira të përditshme mund të mposhtin të keqen.
Unë besoj se duke punuar me gjithë europianët në këtë mënyrë, në përpjekjet tona të mira të përditshme, ne do të jemi në gjendje të ndalojmë këtë luftë të filluar nga Rusia, por do jemi në gjendje të mbrojmë Europën në të ardhmen nga përsëritja e një kërcënimi të tillë.
Në paketën e gjashtë të sanksioneve që po diskutohet në Bashkimin Europian, ne duhet të këmbëngulim që të përfshijë embargon e naftës. Bankat ruse duhen zhdukur përfundimisht nga sistemi financiar global. Sado e vështirë të jetë, duhet të kufizohet qëllimisht lidhja me Rusinë sepse në mos sot, atëherë nesër Rusia do përdorë lidhjet tregtare për të goditur tregun tuaj kur të dojë, kur të dëshirojë nga ju koncensione ose lidhje politike. Ju duhet t’ia hiqni këtë mundësi Rusisë në kohën e duhur. Ju kërkoj të mbyllni portat për anijet ruse, ju duhet të kufizoni ardhjen e turistëve rusë, sepse nuk mund ta dini se kush erdhi tek ju, ndoshta vrasës apo ndoshta xhelatët e Mariopulit ose ndoshta ndonjë nga ata që po punon sot për të minuar vendin tuaj.
I jam mirënjohës Shqipërisë për bashkëpunimin e saj në platformën e Kombeve të Bashkuara.
Duhet të bëjmë një gjë parimore dhe të ndalojmë përdorimin e fondeve të OKB për të sponsorizuar. Nëse ajo shkel kartën e OKB-së, kërcënon sigurinë ushqimore të botës , shkatërron paqen në botë. Rusia nuk ka të drejtë të marrë asnjë cent nga Kombet e Bashkuara.
Që nga viti 2014, Rusia pushtoi gadishullin tonë të Krimesë dhe filloi luftën në Dombas, OBK-ja ka blerë mallra dhe shërbime prej saj për të paktën 2 miliardë e gjysmë dollarë. Kjo thjeshtë është e padrejtë, nuk duhet të ndodhë.
Dekada më parë, Ukraina dhe Shqipëria u futën në rrugë e demokracisë dhe integrimit europan. Ne nuk devijuam nga kjo rrugë, së bashku ne jemi të përkushtuar për zhvillimin e lirisë dhe një Europe të bashkuar.
Unë mendoj se, kur të vijë koha për të vendosur për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian, vota juaj do jetë e dëgjueshme në mbështetjen tonë.
Jam i sigurt që tani, të gjithë në botë po tregojnë karakterin e tyre të vërtetë. Dikush është i madh në përmasa, por shumë i vogël kur duhet të jesh i guximshëm dhe dikush është i vogël në hartë, por ka një zemër dhe përzëmërsi të madhe.
Faleminderit Shqipëri, ju falenderoj për mbështetjen tuaj!
Lavdi Ukrainës!
/Argumentum.al