Deputeti i LSI Ralf Gjoni, i cili ka pranuar mandatin e LSI, është sulmuar pak caste më parë me bojë nga një militant i opozitës tek dera e shtëpisë. Sulmuesi, një djalë i ri, i kishte bërë pritë Gjonit pranë banesës dhe më pas e ka sulmuar atë me bojë. Nuk dihet ende çfarë solucioni kimik është përdorur ndaj Ralf Gjonit, por boja ishte me ngjyrë të kuqe. Gjoni konfirmon se një pjesë e mirë e bojës nuk hiqet nga lëkura dhe ka djegie brenda syve.
“Dukej qartë që prita dukej ishte e porositur nga lart”, thotë GJoni pas ngjarjes.
Pak ditë më parë militantë të opozitës sulmuan edhe deputetin e PD Ligoraq Karamelo, duke e kërcënuar edhe fizikisht.