Ambasada e Republikës Islamike të Iranit në Tiranë, shprehu sot ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani.
“Jemi të pikëlluar nga ndarja e jetës së ish Presidentit të Republikës së Shqipërisë Z.Bujar Nishani. I shprehim ngushëllimet qeverisë dhe popullit shqiptarë dhe ndajmë dhimbjen me familjen e tij”, thuhet në rrjetin social twiter të Ambasadës.
Kujtojme se Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ndërroi jetë të shtunën në moshën 56-vjeçare pasi prej javësh ishte shtruar në gjendje të rëndë në një spital në Gjermani. Nishani u dërgua për mjekim në Gjermani pasi vuante nga pneumonia dypalëshe me insuficiencë respiratore si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga Covid-19. Gjendja shëndetësore e ish-kreut të shtetit u përkeqësua pasi u infektua me koronavirus disa muaj më parë.
Mësohet se trupi i ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani do të mbërrijë në Tiranë ditën e martë. Qeveria ka njoftuar se për presidentin e ndjerë do të bëhet një varrim zyrtar.
/Argumentum.al