Ndërkohë që Bashkimi Evropian ka nevojë për 260 mijë mjekë të rinj, sipas statistikave, Italia po përballet me një mungesë të theksuar personeli të specializuar mjekësor. Në 6 vjetët e fundit stafi kombëtar i mjekëve është pakësuar me 16700 specialistë. Një ushtri e vërtetë mjekësh që ose kanë ikur nga sistemi mjekësor, ose janë larguar nga vendi për në vendet më të pasura evropiane, njofton Javanews.
Rasti emblematik mbetet rajoni i Molizes, ku janë thirrur sërish në detyrë mjekët e dalë në pension. Sipas statistikave zyrtare, ekipi kombëtar i mjekëve në Itali përbëhet në masën 68% nga doktorët me moshë mbi 50 vjeç.
Ndërkohë shtypi italian pohon se një listë problemesh në rritje për mjekët italianë janë kushtet e punës, paga dhe taksimi, por edhe konservatorizmi i një pjese të sistemit, që pengon futjen e të rinjve në spitalet dhe klinikat italiane
Ndërkohë që Bashkimi Evropian ka nevojë për 260 mijë mjekë të rinj, sipas statistikave, Italia po përballet me një mungesë të theksuar personeli të specializuar mjekësor. Në 6 vjetët e fundit stafi kombëtar i mjekëve është pakësuar me 16700 specialistë. Një ushtri e vërtetë mjekësh që ose kanë ikur nga sistemi mjekësor, ose janë larguar nga vendi për në vendet më të pasura evropiane, njofton Javanews.
Rasti emblematik mbetet rajoni i Molizes, ku janë thirrur sërish në detyrë mjekët e dalë në pension. Sipas statistikave zyrtare, ekipi kombëtar i mjekëve në Itali përbëhet në masën 68% nga doktorët me moshë mbi 50 vjeç.
Ndërkohë shtypi italian pohon se një listë problemesh në rritje për mjekët italianë janë kushtet e punës, paga dhe taksimi, por edhe konservatorizmi i një pjese të sistemit, që pengon futjen e të rinjve në spitalet dhe klinikat italiane.