Çdo biznesmen i huaj që fiton statusin e investitorit strategjik në Shqipëri do të pajiset edhe me pasaportë shqiptare nëse ai dëshiron. Ministria e Brendshme ka depozituar në parlament draftin ku kërkon ndryshimet ligjore në ligjin për shtetësinë i cili daton prej 1998. Në nenin 7 të këtij ligji që përcaktohet përfitimi i shtetësisë me natyralizim. Pika 2, pika B thotë:
“Shtetësia shqiptare i jepet me natyralizim të huajit që ka mbushur 18 vjec dhe spërbën kërcënim për rendin e sigurinë kombëtare. Po ashtu është shtuar dhe pika b me përmbajtien “ kur shqipëria ka një interes ekonomik të paraqitur në formën e një investimi në sektorë strategjik” kjo sipas kushteve të lejes së qëndrimit dhe rezidencës në Shqipëri prej të paktën 3 vitesh.
Por cfarë shifrash përcaktohen për investimet strategjike?
Sipas ligjit për këto investime ka një sërë kategorizimesh nga bujqësi, energjitika, turizmi.
Zona me përparësi zhvillimi kërkojnë investim 1 milion euro, sektori turizmit 50 milion euro dhe 80 vende të reja pune, bujqësia 3 milion euro dhe 50 vende pune si dhe një sërë sektorësh të tjerë.
Në objektivat e kësaj kategorie dhe ndryshimeve ligjore parashikohet të arrihet “zhvillimi ekonomik, ulja e papunësisë si dhe shtimi i numrit të popullësisë.
Në këtë projekt të firmosur nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj janë bërë edhe një sërë lehtësirash për fëmijët e lindur jashtë vendit të cilët nuk janë regjistruar më parë në regjistrin e gjendjes civile.
Me dokumentin e faktit se një nga dy prindërit është me origjinë shqiptare atyre u lind e drejta në cdo kohë të paraqesin kërkesën për marrjen e shtetësisë pa kufizim.
Një tjetër kusht i rëndësishëm kjo edhe në raport me legjislacionet e vendeve të BE-s është përcaktuar njohja e gjuhës dhe historisë së Shqipërisë për ata që aplikojnë për të marrë shtetësinë shqiptare.
Në nenin 1 pika G, kërkohet që për aplikuesin për nënshtetësi shqiptare me natyralizim ai të paraqes dhe certifikatën e njohjes së gjuhës shqipe në të folur dhe shkruar nga një institucion publik si dhe njohurin bazë mbi historinë dhe kushtetutën e Shqipërisë.
Me ndryshimet ligjore është përforcuar kushti i personave të dënuar në vëndet e tyre ku për veprat penale që ligji shqiptarë parashikon 3 vite dënim atyre u refuzohet shtetësia, me përjashtim të kushtit kur dënimet janë politike.
Një tjetër kusht i rëndësishëm për fitimin e shtetësisë shqiptare është edhe betimi para kryebashkiakut në të cilin i huaj ka rezidencën në Shqipëri. Në rast të fitimit të shtetësisë me dekrat dhe mos betimit para kryebashkiakut brenda 6 muajve nga marrja e shtetësisë atëherë i huaji e humbet shtetësinë.