Automotive Fair Albania është edicioni i parë i një panairit të kësaj natyre e përmase në Shqipëri, dhe vjen si bashkëpunim mes Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe do të shërbejë si një urë ndërlidhëse për mundësi të reja investimi në këtë industri.
Znj. Bilali, nis sot panairi “Automotive Fair Albania” çfarë presim nga ky event?
Automotive Fair Albania është takimi i shumëpritur i industrinë së automjeteve, ku u jepet një mundësi unike të shkëmbimit të eksperiencave, rrjetëzimit dhe bashkëpunimeve të reja, si dhe një eksperiencë ndërkombëtare që vjen në momentin e duhur për vendin tonë. Mundësi ekskluzive që nuk mbaron brenda stendave të ekspozimit, por shtrihen edhe në hapësira të veçanta. Ky është edicioni i parë i panairit të automotivëve në Shqipëri, i cili do të zhvillohet në datat 17, 18 dhe 19 qershor 2022, në “Expocity Tirana”, pranë Vorës, dhe vjen në bashkëpunim mes Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky panair do të shërbejë si një urë ndërlidhëse për mundësi të reja investimi në industrinë e automobilizmit.
Cili është qëllimi i këtij panairi?
Automotive Fair Albania, ka si qëllim kryesor promovimin dhe zhvillimin e sektorit automotiv në rajon, drejt orientimit të fjalës së fundit të teknologjisë inovative dhe miqësore ndaj mjedisit, si dhe promovimin dhe kultivimin e pasionit mbi kulturën e automotivëve. Panairi do të zhvillohet në kuadër të rritjes së investimeve të huaja në industrinë e automobilizmit, krahas identifikimit të fushave të inovacionit, zbatimit të shërbimeve të reja dhe zgjidhjeve digjitale në vend.
“Automotive Fair Albania” është një takim mes gjithë përmarrjes automotive, kush do të jenë të pranishëm konkretisht?
Në këto tre ditë do të shoqërohemi nga aktivitete të ndryshme, ku nuk do të mungojë rrjeti i operatorëve vendas e ndërkombëtarë, prezantimi i produkteve dhe shërbimeve që ofrojnë sot në tregjet tonë. Do të jenë 50 pjesëmarrës, të cilët janë në përgatitjet e fundit për prezantimin e asaj çfarë do të ofrojnë, ku sipas kategorive të pjesëmarrësve, ndër to po veçoj: Ekspozim mjetesh nga kompani dhe koncesionarë automjetesh; mjeteve green dhe elektrike, por dhe sipërmarrësit e rinj. Gjithashtu mjetet rrugore të kontrollit inteligjent; prodhues aksesorësh, kompani për mirëmbajtjen e mjeteve me pajisje inovatore, si dhe aplikacione mobile për makinë, aksesorë audio, video, etj
Është një panair i hapur për të gjithë? Çfarë do të ketë për vizitorët e zakonshëm dhe për ata të pasionuar me botën e automotivëve?
Për vizitorët e zakonshëm të të gjitha brezave, do t’i ftoja ti bashkohen në një nga tre ditët e panairit në hapësirat ku prezantohen koleksioni i mjeteve historike RETRO, muzeu i pasionit automotiv si dhe sektori i artizanëve. Një hapësirë tjetër që do të jetë promovimi i sigurisë rrugore, që përfshin edukimin për fëmijët dhe të rinjtë, ku do të nxisja praninë e sa më shumë prej tyre. Nuk do të mungojnë shkolla profesionale pika e parë e përgatitjes dhe e referimit e të rinjve për tregun automotiv. Ndërkohë që do të prezantohen infrastruktura rrugore dhe institucione shtetërore, si dhe punishtja e targave Suvenir, që do t’u shërbej vizitorëve të marrin një kujtim nga vizita në panairin e parë të rrotakëve. Ky panair është një mundësi unike dhe shumë e pritur nga entuziastët për të parë pilot amatorë dhe pro nga disiplina të ndryshme, ku nuk mund të mungojë muzika, argëtimi dhe aktivitete motor-sport.
Panairi në vetvete është një mundësia ndërveprimi, që shtrihen edhe në hapësira të veçanta, siç janë: workshop-et, dëgjesa dhe si organizime e të pandërprera për gjatë tre ditëve. Workshop-et dhe dëgjesa, që do të përqendrohen në orientime dhe lehtësira, takime me ekspertë të fushave të ndryshme, vendas dhe të huaj, si dhe prezantime biznesesh dhe projektesh.