Rastet e përsëritura të dhunës ndaj bluzave të bardha ka bërë që qeveria të propozojë ashpërsime në kodin penal. Kryeministri Rama deklaroi se dhuna ndaj njerëzve që ofrojnë shërbime për qytetarët, s’mund te kthehet në sport.
“Është një domosdoshmëri, nuk mundet do të vazhdojmë me spitale që u ngjajnë stacioneve të trenit në filmat e Far West. Për këtë po bëjmë një reformë nën drejtimin e ministrit të Brendshëm, i cili ka propozuar krijimin e një kompanie të Policisë së Shtetit, që do të shërbejë si një fazë tranzicioni për shumë punonjës të policisë nga momenti i daljes nga radhët e ushtrimit aktiv të detyrës drejt pensionit dhe për të standardizuar policinë private”, tha Rama.
“Është e domosdoshme që të ndërhyjmë përsëri në kodin penal dhe po bëhet një diskutim i gjerë brenda grupit tonë parlamentar, nëpër komisione, me njerëzit që kanë ekspertizën e duhur”.