Presidenti francez Emmanuel Macron, duke iu drejtuar opinionit maqedonas, thotë se Maqedonia edhe një herë po përballet me një moment kyç të historisë së saj, dhe zgjedhja i takon popullit maqedonas. Siç thotë ai, marrëveshja nuk e vë në dyshim ekzistencën zyrtare të gjuhës maqedonase, e cila është pjesë përbërëse e identitetit maqedonas.
”Është e drejta juaj ta sillni vendimin i cili do t’i japë formë të ardhmes së Maqedonisë së Veriut, për të cilin jam i bindur se përcaktimi i saj do të jetë tërësisht pjesë e familjes evropiane. Tani u mbetet juve maqedonasve ndryshoni rrjedhën e historisë”, shtoi ai.
Mesazhi i Presidentit francez Emmanuel Macron
“Maqedonia e Veriut edhe një herë po përballet me një moment kyç në historinë e saj. Shtatëmbëdhjetë vjet pas marrjes së statusit kandidat, sapo është hapur një mundësi historike: hyrja në fazën aktive të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Zgjedhja është e juaja.
Ju, populli maqedonas, keni treguar guxim dhe mençuri të madhe politike që nga fitimi i pavarësisë. Në vitin 2001, ju përfunduat Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, simbol i suksesit të mundshëm të një shoqërie multietnike. 18 vjet më vonë ju arritët të gjeni fuqinë për të nënshkruar Traktatin e Prespës dhe u bëtë aleati i tridhjetë i NATO-s. Ju keni fituar respektin e të gjithë Evropës. Dinjiteti juaj si popull maqedonas është fituar: ai kurrë nuk do të vihet në dyshim.
Edhe një herë, ka ardhur koha për të bërë një zgjedhje dhe ne jemi në krahun tuaj për t’ju inkurajuar të hidhni një hap të ri.
Ju keni statusin e kandidatit që nga viti 2005 dhe kjo ka zgjatur shumë. Prandaj, sfida tani është të hyni në një fazë të re të procesit tuaj të integrimit. Ne e dimë se me kalimin e kohës, vonesave dhe vështirësive, kjo perspektivë evropiane është bërë objekt dyshimi.
Jam plotësisht i vetëdijshëm për thellësinë dhe ndjeshmërinë e çështjeve që duhet të zgjidhen ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Gjatë presidencës franceze të Këshillit të Bashkimit Evropian, si dhe gjatë presidencës gjermane, portugeze dhe sllovene, nuk kurseva asnjë përpjekje për të gjetur një zgjidhje që do të respektonte interesat dhe dinjitetin e të dyja palëve.
Në Bullgari, projekt-traktati ishte objekt debati intensiv. Por në fund, Kuvendi bullgar diti të merrte përgjegjësi, me një votë të gjerë dhe ndërpartiake.
Tani ju takon ju maqedonasve të deklaroheni. Fuqia për të ndryshuar rrjedhën e historisë është tani në duart tuaja.
Nuk do t’ju them se kjo marrëveshje është e përsosur, por do të pastrojë rrugën tuaj evropiane. Si çdo marrëveshje, edhe kjo bazohet në kompromise dhe ekuilibër.
Kjo marrëveshje nuk e vë në dyshim ekzistencën zyrtare të gjuhës maqedonase, e cila është pjesë përbërëse e identitetit tuaj.
Në këtë marrëveshje përmendet Traktati i Miqësisë me Bullgarinë i vitit 2017. Ai garanton zbatimin e mirë të saj, në emër të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, të cilat bazohen në vlerat evropiane.
Së fundi, bëhet fjalë për rishikim të Kushtetutës me qëllim të integrimit të komuniteteve të reja në të. Vendi juaj është tashmë një shembull i bashkëjetesës në Evropë. Kuvendi i Maqedonisë do të duhet të deklarohet.
Më në fund ka ardhur koha që të gjithë të veprojnë, me përgjegjësi dhe vlerësim të plotë të peshës dhe pasojave të veprimeve të tyre.
Është në dorën tuaj të merrni vendimin që do të formësojë të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, për të cilën jam i bindur se vendosmëria e saj është të jetë plotësisht pjesë e familjes evropiane”.
/Argumentum.al