Me pankarta “Ultimate, jo faleminderit” dhe “Megjithatë do të fitojmë”, qytetarët u drejtuan nga Qeveria përmes Ministrisë së Drejtësisë drejt Kuvendit, duke brohoritur “dorëheqje” dhe duke kënduar këngë patriotike. Mesazhe u dërguan për bashkim kombëtar dhe për masën e protestave.
Në mesin e qytetarëve kishte edhe deputetë të opozitës VMRO-DPMNE dhe të majtë, të cilët publikisht i përkrahin protestat.
Organizatorët e protestës në fjalimin e tyre para Parlamentit, kërkuan nga qytetarët që t’i bashkohen protestës pavarësisht kombësisë.
Marshi protestues ka qenë i qetë sot, ndërsa për nesër në orën 19:00 është paralajmëruar një protestë e re.
Ata gjithashtu kërkuan nga qytetarët e qyteteve tjera, të cilët nuk mundë të vijnë në Shkup, nga nesër të fillojnë t’i organizojnë protestat edhe nëpër qytetet tjera.
/Argumentum.al