Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria më 19 korrik hapin zyrtarisht negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Delegacioni shqiptar që kryesohet nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të institucioneve të Shqipërisë ndodhet në Bruksel, ndërkohë fillimisht është mbajtur deklarata e përbashkët për mediat e Kryeministrit Rama, Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Kryeministrit të Çekisë, Petr Fiala, vend i cili mban presidencën e radhës të BE-së.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka përgëzuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare në Bruksel.
Von der Leyen tha se Shqipëria e arriti këtë ditë pas shumë këmbënguljeve, reformave dhe besimit në rrugën Europiane, meritë të cilën ia atribuoi popullit shqiptare dhe kryeministrit Rama.
Diplomatja e KE-së tha se komisioni dhe ekipet negociuse do të nisin punën që sot dhe Shqipëria do te jetë më pranë BE-së, ku përmendi se vendi ynë do të bashkohet me Mbrojtjen Civile Europiane. Ajo tha se në Shqipëri do të rriten investimet dhe punësimet, pasi populli shqiptar e meriton dhe KE e pret vendin në union.
Fjala e Ursula Von der Leyen në Bruksel
Është suksesi juaj i qytetarëve tuaj që keni punuar shumë për të arritur deri këtu dhe keni treguar përkushtim për vlerat tona, këmbëngulje, keni pasur besim tek procesi drejt BE-së, keni një shoqëri civile të gjallë dhe keni bërë shumë reforma. Ju i keni bërë të gjitha këto ndryshime jo vetëm për rrugën drejt BE-por për vendin tuaj. Ne si KE ju kemi mbështetur gjatë gjithë rrugës dhe do vazhdojmë ta bëjmë.
Mbi negociatat, pas konferencës sot, komisioni dhe ekipet negociuse do fillojnë punën sot, shqyrtimi do jetë hapi i parë dhe do bëjë të mundur që Shqipëria dhe RMV të dinë detyrat.
Ne do vazhdojmë të jemi më afër në pikat kyçe, psh. Shqipëria do bashkohet për mbrojtjen civile evropiane dhe kjo do rrisë përballjen mbi emergjencat civile, tërmetet apo aspektet tjera që BE të jetë aty dhe do të mbështesë sa herë që do ketë shkaqe të tilla.
Maqedonia e Veriu do shqyrtojë marrëveshjen Frontex. Ju mund të mbështeteni tek ne që të gjitha ligjet të përkthehen në gjuhën maqedonase.
Pika e tretë. Përfitimet do të vijojnë teksa keni rrugën BE, do ketë rritje investimesh, bashkëpunime në pikat kyçe, punësime të reja, mundësi të reja, për këtë kanë pritur kaq gjatë qytetarët tuaj. Në fund, I dashur Edi, i dashur Dimitr, ju keni treguar kaq shumë lidershqip, vizion, durim strategjik por në këto kohë me sfida të mëdha të sulmit brutal rus ju keni treguar bashkimit tuaj me vlerat evropiane. Urime, fillimi të negociatave me dy vendet është një sukses i presidencës çeke kjo është ngritur nga puna e presidencave të mëparshme.
Populli shqiptar dhe ai i Maqedonisë së veriut e meritojmë, ne do jemi bashkë dhe do i presim dy vendet në union.
Kryeministri Rama deklaroi se populli shqiptar kurrë nuk u dorëzua dhe sipas tij kurrë nuk reshti së ëndërruari ndjekjen e udhëtimit evropian.
“Ne qëndruam në këmbë pas 3 vitesh të ndërlikuara, ku refuzimet nga Këshilli Evropian nga njëra anë, tërmeti, pandemia, lufta nga ana tjetër krijuan një situatë të vështirë. Ne e dimë që ky nuk është fillimi i fundit, por është fundi i fillimit”, tha Rama.
Rama theksoi më tej se “Ne thjeshtë na duhet të ndërtojmë një Shqipëri evropiane dhe të fortë dhe një Ballkan të hapur Perëndimor, të fortë dhe demokratik”.
Në një deklaratë të përbashkët me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski dhe Kryeministrin e Republikës së Çekisë, Petr Fiala, Rama u shpreh se, “dua të falënderoj së pari dhe kryesisht presidenten e Komisionit znj. Urusla, e cila e di dhe dinte sesi të bëhej një prani gjermano-ballkanike në këtë ndërtesë dhe të luftonte të dy ne, për BE-në dhe për Ballkanin Perëndimor, të luftonte për të tërë shtetet anëtare dhe për ne, vendet aspiruese”.
“Ndërkohë dua të falenderoj një tjetër zonjë gjermane që s’është më tashmë aktive, por pa të nuk do të ishim këtu sot, e cila është znj. Angela Merkel. Ajo ka ditëlindjen dhe do të doja t’i uroja gjithë të mirat”, theksoi Rama.
Ndërkohë, shtoi Rama, falënderoi edhe Presidentin francez Emmanuel Macron.
“Pa përpjekjet e tepërta të Presidencës franceze, dhe Presidentit francez Emanuelit dhe ekipit të tij që kanë punuar pa reshtur dhe pa u lodhur, veçanërisht gjatë Samitit të NATO-s, natë e ditë, e kanë dëshmuar këtë gjë, që të mbërrinin në propozimin përfundimtar francez, i cili shtroi rrugën për zhbllokimin e një situate absurde”, u shpreh Rama.
“Shumë faleminderit mbarë popullit shqiptar, i cili kurrë s’u dorëzua dhe kurrë nuk reshti së ëndërruari ndjekjen e rrugëtimit evropian dhe falë të cilit ne qëndruam në këmbë pas 3 vitesh kaq shumë të ndërlikuar, ku refuzimet e Këshillit të Evropës nga njëra anë dhe tërmeti, pandemia, lufta, nga ana tjetër krijuan një situatë të vështirë, por që na forcuan më shumë se ç’ishim”, theksoi Rama.
“Përzemërsisht falënderoj Peterin, i cili bëri rrugën nga Praga këtu në Bruksel sot dhe të jetë këtu i pranishëm në emër të Presidencës Çeke, për të shtyrë përpara integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor”, tha Rama.
“Ne e dimë që ky nuk është fillimi i fundit, por është fundi i fillimit. Por, situata është kjo që është dhe është mirë kështu si është. Ne thjesht na duhet të ngremë dhe ndërtojmë një Shqipëri evropiane të fortë dhe një Ballkan të hapur dhe perëndimor, të fortë dhe demokratik”, u shpreh Rama.
Kryeminsitri i Republikës Çeke, Petr Fjala deklaroi sot se Bashkimi Europian do të jetë më i fortë nga përfshirja brenda tij, e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa siguroi për mbështetje në rrugën drejt anëtarësimit të plotë
“Në emër të Presidencës Çeke, Këshilli i BE-së uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për këtë gur kilometrik. Ne do të jemi më të fortë nga zgjedhja juaj që është testuar tashmë shumë herë“, tha kryeministri çek.
Kryeministri Fjala vlerësoi edhe qëndrimin e mbajtur nga të dy vendet, ndaj agresionit rus në Ukrainë.
“Duke patur parasysh agresionin rus, ne e vlerësojmë qëndrimin tuaj për të pasur politikë sigurie të njëjtë me Bashkimin Europian. Në Europën e sotme ne duhet të jemi bashkë gjatë gjithë kohës”, tha ai.
Njëkohësisht, Fjala siguroi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për mbështetje të mëtejshme në rrugën e integrimit.
“Çekia e ka mbështetur anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor dhe do të vazhdojë ta mbështesë. Ne kemi nderin që një progres i tillë ndodh gjatë Presidencës sonë. Ne duhet të falenderojmë edhe Presindencën Franceze pë punën e tyre që na solli në këtë moment historic”, tha ai.
Sipas tij, Republika Çeke dhe e gjithë Europa Qëndrore e di shumë mire rëndësinë e integrimit europian, për demokracitë tona, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik.
“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda BE dhe për këtë, ju uroj anëtarësim sa më të shpejtë!“, uroi kryeministri Fjala.
Kryeministri i Maqedonise se Veriut, Dimitar Kovaçevski, pret që Maqedonia të jetë shembull për integrimin më të shpejtë të vendit në BE. Ai tha që nëse dita e mirë shihet në mëngjes, atëherë kjo ditë historike është pikërisht ajo ditë, ditë e cila do të sigurojë të ardhme të sigurtë dhe evropiane
Është një kënaqësi e madhe që pas 17 vitesh pritje, sot më në fund po fillojmë negociatat. Po hapim perspektiva të reja për shtetin dhe qytetarët dhe ngadalë por sigurt po i bashkohemi familjes së madhe evropiane, e cila ka qenë synimi ynë strategjik me dekada, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Kryeministri Kovaçevski u shpreh se dyert e hapura për gjuhën maqedonase, për tu bërë një nga gjuhët zyrtare të BE-së, është një nga arritjet më të mëdha.
“Ky propozim përkufizon gjuhën maqedonase pa shtesa, përkufizime, që në të njëjtën kohë, ka qenë e një rëndësie për ne. Dyert e hapura për gjuhën maqedonase për tu bërë një nga gjuhët zyrtare të BE-së, është di]ka që unë personalisht e shikoj si një nga arritjet më të mëdha . Në këtë mënyrë, gjuha maqedonase, jo vetëm që do të jetë e mbrojtur, por do të ketë një promovim të madh, për shkak se shumë vende nuk kanë ditur gjuhën maqedonase, pra do të kenë mundësinë ta dëgjojnë dhe në të njëjtën kohë çdo gjë që është autentike e gjuhës sonë, kulturës sonë, dokeve dhe zakoneve tona do të mbetet saktësisht ajo që është autentike, dhe BE do të jetë me e pasur në diversitetin e saj”, deklaroi ai.
Maqedonia e Veriut, vijoi më tej kryeministri Kovaçevski, si nga aspektet natyrore dhe civilizimit i përket BE-së.
“Dhe vendi ynë është në BE. Ne kemi thënë shpesh gjatë kësaj kohe që jemi partner i besueshëm dhe vendi ynë është në BE dhe do të dhe to vijojmë të punojmë dhe funksionojmë në drejtim të kësaj. Kjo është aryseja që unë pres të kemi një integrim të shpetjë në BE. Ashtu siç patëm procesin më të shpejtë të integrimit si shtete anëtare të NATOS-s jemi gati pra edhe për BE”, tha kryeministri i Maqedonisë së Verit.
Për Maqedoninë e Veriut, vuri në dukje Kovaçevski, dita e anëtarësimit të plotë në BE, do të jetë një ditë e shkëlqyer historike, që do ti bëjë krenarë që do të ofrojë siguri dhe të ardhme europiane.
/Argumentum.al