Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi se qeveria ka miratuar sot hartën e re gjyqësore, përkundrejt kundërshtisë dhe bojkotit të avokateve të cilët prej disa javësh kanë bojkotuar seancat.
Në një deklaratë për mediet, Manja u shpreh se “Shqipëria me hyrje në fuqi të kësaj harte do të ketë 13 Gjykata të Shkallës së Parë të juridiksionit të përgjithshëm, 1 Gjykatë Apeli me juridiksion të përgjithshëm dhe dy Gjykata Administrative të Shkallës së Parë”, tha Manja.
Sipas tij, miratimi i hartës së re gjyqësore është një hap i rëndësishëm në zbatimin e Reformës në Drejtësi.
“Harta e re gjyqësore është bashkëpropozim i Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe i Ministrisë së Drejtësisë. Është produkt i një grupi ekspertësh të Këshillit të Lartë Gjyqësor, asistuar nga ekspertë të Këshillit të Evropës por dhe nga ekspertë të tjerë ndërkombëtarë. Është një punë e shkëlqyer tre vjeçare e cila u finalizuar sot me miratimin e hartës gjyqësore në qeveri”, tha ministri.
Ai sqaroi se gjykatat që do të mbyllen nuk do të cenohet asnjë shërbim gjyqësor.
“Qytetarët do t’i marrin të gjitha shërbimet gjyqësore në struktura ekzistuese të gjykatave. Po ashtu implementimi i hartës do të bëhet me faza. Me 1 shkurt do të bëhet implementimi i Gjykatës së Apelit në një gjykatë në Tiranë. Me 1 majë do jenë gjykata e juridiksionit të përgjithshëm dhe me 1 korrik do jen gjykata administrative të shkallës së parë. Harta e re gjyqësore ka disa risi, do të standardizojë kohën e dhënies së vendimit, do bëjë një bëjë një ndarje të drejtë te gjyqtarët, do uli kostot e drejtësisë. Do kemi një short real të shpërndarjes së çështjeve tek gjyqtarët. Gjithsesi ajo që kemi sfidë me implementimin e hartës është që kjo fazë tranzitore të hartës së bashku me KLGJ ne do ta shfrytëzojmë si një periudhe ligjor të qytetarëve. Harta e re gjyqësore le hapësire që me rishikimin e numrit të gjyqtarëve nga KLGJ të shihet mundësia në të ardhmen e hapjes së degëve të gjykatave siç e përcakton ligji”, tha Manja.
Harta e re gjyqësore parashikon në total 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe shkrirjen e gjykatave të apelit në një të vetme.
/Argumentum.al