Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Konya të Turqisë ditën e sotme me ftesë të presidentit turk, Erdogan
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në Türkiye në kuadër të ceremonisë për Lojërat e Solidaritetit Islam dhe për takim pune).
Duke publikuar në rrjetet sociale videon e mbërritjes në Konya, në lidhje me vizitën e tij kryeministri Rama ka shkruar se realizohet me ftesë të Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.
“Konya, Turqi (Türkiye). Me ftesë të Presidentit Erdoğan për ceremoninë e hapjes së Lojërave të Solidaritetit Islamik, ku merr pjesë edhe skuadra olimpike shqiptare, si dhe për një takim të rëndësishëm pune në Ankara mbi ecurinë e projekteve të bashkëpunimit”, ka shkruar Rama.
Kujtojmë se Lojërat Solidaritetit Islam do të mbahen në Konya të Türkiye-s, ku ceremonia e hapjes do të zhvillohet sot dhe vazhdojnë deri më 18 gusht, ndërkohë do të marrë pjesë edhe ekipi olimpik nga Shqipëria.
Shqipëria do të konkurrojë me 13 sportistë, në disiplina si atletika, çiklizmi, karateja, mundja, noti, pingpongu, taekwondoja dhe xhudoja.
Kujtojmë se takimi i fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe Erdogan ka qenë më 17 janar të vitit në 554 vjetorin e Skënderbeut. Ai cilësoi miqësinë me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan shumë të fortë dhe se Turqia i është gjendur gjithmonë pranë Shqipërisë duke e treguar se dy popujt janë vëllezër mes tyre me lidhje rrënjësore që datojnë shekuj më parë.
/Argumentum.al