Tensione mes protestuesve të opozitës dhe policisë tek Parlamenti.
Pas përplasjes së parë tek ministria e Brendshme, grupi kryesor i protestuesve të opozitës i mbledhur tek Parlamenti është përpjekur që të çajë kordonin e policisë dhe të futet në Kuvend.
Gjatë përpjekjeve protestuesit kanë hedhur sende të forta si dhe mjete piroteknike në drejtim të uniformave blu.
Por pas disa përpjekjeve të njëpasnjëshme uniformat blu kanë arritur t’i stepin protestuesit.
Protestës i është bashkuar dhe kreu demokrat Lulzim Basha si dhe drejtuesja e LSI Monika Kryemadhi bashkë me pjesën tjetër të aleatëve opozitarë.