Kreu i PD, Lulzim Basha së bashku me protestuesit kanë mbërritur në selinë blu nga ku u shpreh se ‘orët e bandës së qeverisë po numërohen mbrapsht’.
Gjithashtu kryedemokrati theksoi se zgjedhje me Ramën në qeveri nuk do të ketë.
‘Sot në këtë protestë me pjesëmarrjen tuaj, me qendresën tuaj keni bërë të dëgjohet zëri i shumicës absolute të shqiptarëve që kanë një mesazh të qartë të prerë, Rama ik.
Qendresa dhe beteja jonë po hap një horizont të ri shprese për çdo shqiptar që do të ndërtojë këtu të ardhmen e tij.
Orët e kësaj bande po numërohen mbrapsht. Kush nuk e ka kuptuar ta kuptojë mirë zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë.
Pakt me Maduron e Ballkanit nuk do të ketë’, u shpreh Basha.
Gjatë fjalës së tij kryedemokarti u zotua se do të jetë gjithmonë në krah të shqiptarëve në çdo moment.
‘Zotohem sot para jush se do të bëhet realitet verdikti juaj për Shqipërinë si gjithë Europa. Me ju në shi e në diell, me ju në mëngjes në muzg e në darkë, në përballje e në përplasje do të jem gjithmonë unë dhe opozita e bashkuar.