Shqipëria feston sot 10-vjetorin e anëtarësimit në NATO, ndërsa në kryeqytetin shqiptar ndodhen përfaqësues të 29 vendeve anëtare. Prej orës 11:00 në sheshin “Nënë Tereza” po zhvillohen aktivitete të ndryshe, parakalime të mbi 2500 ushtarakëve, mbi 100 mjete ushtarake dhe helikopterë.
Në këtë ditë të shënuar për Shqipërinë në aktivitet marrin pjesë ministra të Mbrojtjes dhe shefa shtabesh të vendeve anëtare dhe komandave të NATO-s, ambasadorë, atashe të akredituar në vendit tone, parlamentarë, flamurtarë të vendeve anëtare të NATO etj.