Luiza Gega u shpall kampione e Evropës në garën e 3 000 metrave me pengesa, sipas pamjeve televizive.
Ajo arriti të thyejë edhe rekordin e kampionatit evropian, me kohën 9 minuta, 11 sekonda dhe 31 të qindtat.
Kampionia shqiptare shkoi në finale me kohën më të mirë në fazën kualifikuese dhe ishte pretendentja kryesore për të fituar këtë garë.
Gega diktoi ritmin gjatë gjithë garë.
Në vendin e dytë u rendit gjermania Lea Meyer (9’15’35”) dhe në të tretin anglezja Elizabeth Bird (9’23’18”)