Kryedemokrati Lulzim Basha po realizon një takim me gazetarë, me organizatat e mediave si Lidhja e Gazetarëve, Unioni i Gazetarëve, Gazetarët Profesionistë të Shqipërisë, ku po diskutohet për lirinë e medias në funksion të demokracisë dhe interesit publik.
“Pa media të lirë nuk ka demokraci, nuk ka shtet të së drejtës nuk ka vlera europiane,” –kështu u shpreh sot kryedemokrati Lulzim Basha në tryezën e organizuar me temë “Liria e medias ne funksion te mbrojtjes së demokracisë dhe interesit publik”.
Basha listoi një sërë problematikash, të cilat sipas tij has sot media e gazetarët në vend.
“Problemi i sigurisë së gazetarëve, janë nën trysni dhe kërcënime të vazhdueshme për shkak të detyrës, e kam fjalën për kërcënime për jetën nga krimi i organizuar që kanë marrë edhe formën e goditjen me armë. Censura dhe autocensuar për shkak të varësisë direkte apo indirekte nga të ardhurat e qeverisë apo pushtetit. Përdorimi i medias për avancimin e interesave ekonomike dhe jo të interesit publik. Kanë probleme që lidhen me profesionalizmin që kanë cuar me dashje apo pa dashje në braktisjen e medias nga interesi publik, dhe vënien e saj në shërbim të interesave jo publike deri kriminale.
Problemi kryesor që në shohim në raport me median është pamundësia apo paaftësia për të pasqyruar probleme të thella të shoqërisë, ekonomisë e politikës. Kjo i kthen në kronikan sipërfaqësor, në vend që të luajnë rol të rëndësishëm sic është ai i hulumtimit. Duhet të denoncojë politika që ta japë media. Na akzuojnë se jemi bërë ne si media, për të plotësuar një boshllëk të lënë prej saj. “ – theksoi Basha.
Basha u shpreh se problematike mbetet mungesa e investigimeve nga mediat shqiptare sa i përket drogës dhe krimit.
Basha theksoi se media të vogla, portale online kanë luajtur rol më të rëndësishëm sesa mediat kombëtare.
Sot në 10 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Basha u shpreh, “Për ironi të fatit, 10 vite më pas në përkujtimin e kësaj ngjarje madhore, raporti i DASH tregon se Shqipëria është kthyer në një vend ku nuk ka siguri por lulëzon droga, krimi i organizuar”.