Kryeministri i Malit të Zi në mandat teknik Dritan Abazoviq, me ftesë të presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy, do të marrë pjesë nesër në Samitin e Dytë të Platformës së Krimesë.
Platforma e Krimesë, siç njoftoi Qeveria, u mbajt për herë të parë vitin e kaluar në Kiev, duke mbledhur një numër të madh presidentësh, kryeministrash, ministrash dhe zyrtarë të tjerë evropianë dhe ndërkombëtarë, raporton RTCG
“Me iniciativën e platformës së Krimesë, ndër të tjera, dënohet dhe thirret Federata Ruse të ndalojë agresionin ushtarak kundër Ukrainës, të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe humanitare, si dhe të drejtat e pakicave, por edhe të çlirojë Krimenë dhe ta kthejë atë nën kujdesin e Ukrainës”, tha qeveria.
Në takimin e nesërm, përveç kryeministrit Abazoviq, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe zyrtarë të shumtë ndërkombëtarë, pas së cilës do të miratohet Deklarata e Përbashkët.
Samiti i këtij viti, për shkak të ngjarjeve të luftës, do të organizohet në një format online.
/Argumentum.al