Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja.
Në një postim në twitter, Kim shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijojnë ta mbështesin punën e SPAK dhe të institucioneve të tjera të reformës në drejtësi.
Diplomatja amerikane nënvizon se vizita zyrtare e Krajës në Uashington, forcon më tej bashkëpunimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Kënaqësi të mirëprisja Kreun e SPAK Arben Kraja pas vizitës së tij zyrtare në Uashington, e cila forcon akoma më shumë bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shtetet e Bashkuara do të vijojnë të mbështesin fuqimisht punën e SPAK dhe institucioneve të tjera të reformës në drejtësi”, thekson ambasadorja Kim.
/Argumentum.al