Kryeministri Edi Rama priti këtë të premte në një vizitë zyrtare homologun e tij të Luksemburgut, Xavier Bettel.
Kryeministri i Luksemburgut u prit me një ceremoni shtetërore në ambientet e jashtme të kryeministrisë, për të vijuar më pas agjendën zyrtare të takimeve.
Rama dhe Bettel mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp ku vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, ndërsa Rama kishte një falënderim të veçantë për Bettel për të gjithë mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtim e saj drejt integrimit Europian. Rama tha se Bettel është avokati ynë në institucionet ku Shqipëria nuk ka pasur zë.
Në të gjithë rastet kryeministri ka qenë avokat i yni edhe ku ne nuk kemi qenë të pranishëm”, tha Rama.
Tanimë ne jemi në procesin e negociatave, kemi folur për konfliktin dhe ndajmë të njëjtin qëndrim për agresionin rus. Kemi folur për vijimësinë e procesit të për afrimit politik mes bashkimit evropian dhe vendeve që negociojnë për të. Kemi diskutuar edhe për marrëdhëniet bilaterale sepse Luksemburgu është vend i vogël por njëlloj si floriri me një peshë shumë të madhe.
Ne këtu dëshirojmë të kemi një aktivitet të bizneseve këtu, kompanitë luksmburgez kanë filluar të interesohen për rajonin. Dhe është e rëndësishme që ne ti ftojmë, duke kapërcyer atë barrierën që i dëmton dëmton të tjerët të vijën në Shqipëri kur s’ka qenë asnjëherë dhe e kanë për herë të parë. Në Luksemburg ka një pakicë shqiptare shumë të nderuar, kryeministri flet me një respekt shumë të madh për ta. Dua ta mbyll fjalën për kryeministrin dhe interesimin e tij të posaçëm për rajonin, është e rëndësishme të kuptohet që Luksemburgu në tryezën në BE është i rëndësishëm. Dhe përpjekja për të nxitur, bashkëpunimin rajonal, targat e Serbisë dhe Kosovës, për të nxitur politikë sa më stabël në Malin e Zi janë pjesë e agjendës të Luksemburgut dhe kryeministrit. Dua ta falënderoj për ndihmën e pakursyer në Shqipëri dhe ndihmën në BE për çeljen e negociatave të Shqipërisë.’- tha Rama.
Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel deklaroi sot nga Tirana se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të mbahen peng për arsye të politikave kombëtare.
Gjatë konferencës së përbashkët për mediet me kryeministrin Rama, Bettel tha se anëtarësimi në BE nuk është një projekt ekonomik dhe politik, por është një projekt paqeje.
Lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë, kryeministri i Luksemburgut vlerësoi se “rruga që keni bërë nga ajo kohë për t’u inkurajuar, është e jashtëzakonshme, por ka akoma potencial për marrëdhëniet tona”
“Për mua ka shumë gjëra që më motivuan për të mos thënë që do jem avokati i Shqipërisë dhe Maqedonisë i Veriut, por thjesht të them që nuk mund të mbahen vende peng për arsye të politikave kombëtare, kjo është gjëja e parë. Nuk mund të vendosim për të ardhmen e një vendi për arsye kombëtare”, nënvizoi
Ai solli në kujtesë që në ’57, Traktati i Romës ishte menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, ku Franca dhe Gjermania ishin armiq dhe që nga ajo kohë arritëm të kemi paqe në territorin europian.
“Disa vende ishin më të ngadaltë në njohjen e gjithë këtyre detyrave, por për mua është e rëndësishme që për arsye të dukshme, arritëm të gjenim një marrëveshje dhe të bënim përpara. Nuk është thjesht që nesër do të bëhet gjithçka. Kjo e gjitha është një rrugë, është fillimi i rrugës”, u shpreh ai.
Me kryeministrin Rama, vijoi kryeministri i Luksemburgut, folëm sesi mund të bëjmë që Shqipëria të marrë pjesë në mënyrën më aktive duke thënë: “Ju hytë në sallën e parë të pritjes dhe keni sallën tjetër të pritjes”, por në këtë para familje, pra jo thjesht sallë pritjeje, por në këtë para familje të gjejmë format se si mund të marrë pjesë.
Sipas tij, idetë e Charles Michel dhe presidentit Macron janë shumë të rëndësishme për të parë sesi mund të kemi në Bashkimin Europian, nuk dua një Bashkim Europian ku kemi të gjithë avantazhe dhe jo detyrime, por të kemi diçka ku mund të bëjmë përpara në interesat e përbashkëta.
Në konferencën për mediet, Bettel u ndal edhe te bashkëpunimi mes të dy vendeve në disa fusha, si në ekonomi, kulturorë dhe turizëm.
“Ne kemi ndërmarrje, firma nga Luksemburgu që po investojnë në rajon dhe është e rëndësishme që kur ato të bëjnë zgjedhjet, Shqipëria të bëjë pjesë në këto zgjedhje. Pikërisht arsyeja e kësaj ftese. U vonova pak për të ardhur e për t’u takuar në Tiranë, por shpresoj që ti të vish sa më shpejt në Luksemburg dhe të shohësh se si mund t’i bindim palët e ndryshme për të ardhur këtu. Është gjithashtu niveli ekonomik, por edhe niveli kulturor. Sot, Luksemburgu merr pjesë në festivalin e filmit frankofon, në një festival filmi që po ndodh këtu midis frankofonisë dhe kinemasë. Ka itinerare kulturore që mund të punojmë bashkë dhe është gjithashtu shumë e rëndësishme të shohim se çfarë mund të bëjmë në nivelin e studentëve. Të rinjtë janë vendimmarrësit e të nesërmes, janë ata që do ta jetojnë të nesërmen, se si mund të ketë shkëmbime mes universiteteve, qoftë në universitetet shqiptarë apo në universitetet e Duchy të Luksemburgut”, deklaroi ai.
/Argumentum.al