Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic shtroi një darkë për Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, në Herceg Novi.
“Përveç Kryeministrit dhe Patriarkut, në mbrëmje morën pjesë Mitropoliti i Malit të Zi dhe Litoral Joanikije, peshkopi Nikodim i Dalmacisë, peshkopi Nikodim i Zahumlje-Hercegovinës, Ministri i Drejtësisë Marko Kovac, Ministri i Financave Aleksandar Damjanoviç, Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Drejtësisë Bojan Bozovic dhe këshilltar i kryeministrit për çështje juridike Ivo Soc”, ka postuar Abazovic në Telegram.
Pak ditë më parë, për shkak të një marrëveshje që bëri me Kishën serbe, kryeministri shqiptar i Malit të Zi u përball me mocion shkarkimi në Kuvend.
Kuvendi votoi me 50 vota PRO rrëzimin e qeverisë, drejtuar nga kryeministri Dritan Abazoviç.