Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, tha se vendet e Ballkanit Perëndimor janë në rrezik të destabilitetit për shkak të luftës në Ukrainë.
Reuters raporton se ai bëri thirrje për pranimin e shpejtë të Bosnjë dhe Hercegovinës në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Në Forumin Strategjik të Bled, Pahor tha se Brukseli duhet të arrijë një konsensus për integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe se duhet të bindë Serbinë që të zgjedhë rrugën drejt BE-së në vend të aleancës me Kinën dhe Rusinë dhe se kjo është një lëvizje që do të përfitojnë BeH dhe Kosova.
Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, theksoi në forum se askush nuk dëshiron “një perde tjetër të hekurt në Evropë”.
“Procesi prej dekadash i bashkimit të Evropës është ndalur nga konflikti ukrainas dhe shumë vende evropiane nuk janë në gjendje të përballojnë pasojat e krizës”, shtoi Fayon.
/Argumentum.al