Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar pas mbledhjes së kryeministrit Edi Rama me drejtues të Federatave sportive, ku diskutuan në lidhje me rihapjen e basteve.
Duke shprehur fort kundërshtinë ndaj kryeministrit Rama, Braçe i revoltuar shkruan se marrëzia nuk ka fund pasi persona që kanë marrë peng sportin po përdorin atë për bastet e tyre.
Postimi i Braçes:
“NGA “FUNDI I MARREZISE” TEK “MARREZIA PA FUND”; te njejtet njerez- te njejtet udheheqes, te njejtet vendimmarres.
Por edhe te njejtet palaco qe kane marre peng sportin, flasin ne emer te sportit dhe perdorin sportin per BASTET E TYRE!”, shkruan Braçe.
/Argumentum.al