Konferenca e lidershipit Ballkanik bëri bashkë dy ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani.
Teksa ishin pjesë e konferencës, ata folën në lidhje me krizën politike në vend. Moisiu dhe Meidani për situatën politike në vend u shprehen se:
“Pas djegies së mandateve nga ana e opozitës, është detyra e Presidentit Ilir Meta për të zgjidhur krizën politike në vend”
Po ashtu dy ish-presidentët u bën thirrje palëve politike që të ndërgjegjësohen për të realizuar reformat si dhe për të vazhduar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Duhet të ndërhyjnë. Është e drejtë e tij si do të vendosë, por klasa politike duhet të ndërgjegjësohet sepse kështu nuk mund të ecet më përpara”, u shpreh Moisiu
“Teorikisht po, praktikisht varet sa është zëri i fuqishëm brenda klasës politike”, tha Meidani
Djegien e mandateve nga ana opozitës, Meidani e ka cilësuar si një veprim ekstremist, ndërsa thekson se tashmë është detyra e qeverisë që të jap propozime për të zgjidhur krizën.
Edhe pse e quan ekstreme vendimin për të djegur mandatet, ai thotë se tashmë zgjidhjen e krizës politike në dorë e ka mazhoranca.
“Vendimmarrja kryesore është e asaj që qeveris. Nëse gjykon që mund të kalojë në zgjedhje të parakohshme vendimmarrjen e merr kjo klasë politike por në gjykimin tim të gjithë opsionet janë në tavolinë”, shtoi me tej Meidani