Më shumë se 5 mijë pako cigaresh janë konfiskutuar në Malin e Zi.
Këtë aksion të Drejtorisë së të Ardhurave Doganore e ka përshendetur kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Këto cigare e kanë vlerë 3 milionë euro në tregun e lirë.
Abazoviq ka vizituar produktet e konfiskuara të duhanit në Zonën e Lirë Doganore në Portin e Barit, raporton Vijesti.
Ai tha se nuk do të ndalet dhe se ka thënë më herët se kontrabanda e cigareve është klinikisht e vdekur, por se këto tani janë aktivitete që po tentojnë të dëmtojnë Qeverinë e Malit të Zi.
Drejtori i Drejtorisë së të hyrave dhe doganave, Rade Millosheviq, tha se cigaret janë konfiskuar në aksionin “Transit”, të cilin ata e bëjnë për më shumë se një muaj.
Ai ka shpjeguar se tranziti i produkteve të duhanit është i lejuar përmes Malit të Zi, por se kanë penguar që edhe tani të keqpërdoret.
Millosheviqi pretendon se po bëhet një luftë hibride kundër qeverisë, veçanërisht atyre anëtarëve që punojnë për të shtypur krimin e organizuar.
Pronari i cigareve është kompania Atland šped, tha Millosheviq, duke shtuar se emrat do t’i shpallë partnerëve dhe institucioneve.
Ai ka shpjeguar se malli ka mbërritur me anije, dhe më pas kanë tentuar ta eksportojnë në Serbi dhe më pas, kur kanë dështuar, kanë tentuar ta “kthejnë në anije”, por kanë mbetur në Port.
Millosheviqi paralajmëroi veprime në periudhën e ardhshme.
/Argumentum.al