Charles Kupchan, nga Këshilli amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, shpreh bindjen se Serbia, në fund, do ta njohë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Por, mbetet të shihet se si dhe kur do të realizohet ky qëllim, thotë ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
Marrë parasysh disponimin e publikut serb, i cili është kundër hyrjes së Serbisë në BE, nëse kusht për këtë është njohja e Kosovës, shtrohet pyetja se a mund të heqë dorë Serbia nga integrimet evropiane?
“Mendoj se ka pak mundësi për këtë“, përgjigjet Kupchan.
Sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qenë “i aftë në balancim dhe uljen në dy karrige”.
“Serbia do ta njohë përfundimisht pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës dhe një nga elementet kyçe të kësaj përpjekjeje, do të jetë integrimi i saj në Bashkimin Evropian. Unë besoj se njohja formale duhet të jetë parakusht. Kjo është leva që ka Bashkimi Evropian në marrëdhëniet me Serbinë: anëtarësimi i plotë në këmbim të njohjes së Kosovës”, tha ai.
Sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka qenë “i aftë në balancim dhe uljen në dy karrige”, me BE-në dhe Rusinë.
Kupchan theksoi se letra e Macronit dhe Scholzit drejtuar Kurtit dhe Vuçiçit vjen në kohën e duhur dhe mbart mesazhin e duhur.
Ai shtoi se rritja e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës dhe në të gjithë rajonin në përgjithësi, kërkon një angazhim më të madh evropian dhe transatlantik.
/Argumentum.al