Para disa ditësh, ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding u takua me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Të dy palët shkëmbyen thellësisht mendimet për nxitjen e bashkëpunimit konkret kino-shqiptar në çdo fushë.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe këshilltari politik i ambasadës Bai Yunbin dhe koordinatori kombëtar i Shqipërisë për marrëdhëniet midis Kinës e vendeve të Europës Qendrore e Lindore, njëherësh zv.ministër për Europën dhe Punët e Jashtme Etjen Xhafaj.
Mësohet se ambasadori Zhou vlerësoi se potenciali i bashkëpunimit është i madh dhe se pala kineze është e gatshme të nxisë aktivisht me palën shqiptare bashkëpunim dypalësh në çdo fushë për arritjen më shumë sukseseve.
“Kina,- tha ai,- nxit ndërmarrje kineze të investojnë në Shqipëri dhe shpreson se pala shqiptare do të kriojë raste dhe mjedis të mirë biznesi për të tërhequr më shumë investime të huaja”.
Teksa shtoi se Kina mirëpret Shqipërinë të luajë rol më të madh në kuadër të mekanizimit të Bashkëpunimit “16+1”, dhe të forcojë ndërlidhjen dhe koordinimin dypalësh.
Nga ana e tij, kryeministri Rama i shprehu mirëseardhje ambasadorit Zhou dhe e uroi për detyrën e tij të re në Shqipëri. Rama tha se miqësia trandicionale kino-shqiptare është e thellë, zhvillimi i marrëdhënieve me Kinën është gjithnjë synim i qeverisë shqiptare. Shefi i qeverisë shqiptare shprehu shpresën se më shumë ndërmarrje kineze do të investojnë në Shqipëri në fushën e infrakstrukturës, enegjisë etj.
“Pala shqiptare, -tha Rama, -dëshiron të bëjë sa më shumë arritje në bashkëpunimin konkret përmes mekanizmit të Bashkëpunimit “16+1″ dhe se Shqipëria do të vijojë zbatimin e politikës pa vizë për turistët kinezë edhe sivjet, me shpresën se më shumë turistë kinezë do të vizitojnë Shqipërinë”.