Në kuadër të javes kulturore kineze, mjeshtra të Tai Chi Quan, me datën 26 shtator ora 16:30, në Sheshin ”Italia” do të paraqesin magjinë e arteve marciale të Kinës.
“Kur të vijë momenti për lëvizje, bëhu si një dragua apo një tigër, duke u shprehur shpejt si rrufeja, e kur të vije momenti për qetësi, hesht dhe qetë, qëndro si mali”, është kjo motoja që percakton artin e lashtë marcial kinez të Taijiquan.
Kur praktikoni Taijiquan, ju mund ta ekzekutoni atë shpejt ose ngadalë, ngadalë, por jo i ngurtë dhe as i ngathët, i shpejtë, por jo kaotik dhe as çrregullim. Në fillim të të mësuarit, ngadalë, atëherë mund të ndjeni trupin tuaj, mund të ndjeni relaksim dhe fundosje, tokëzim, rrënjosje të trupit tuaj.
Kujtojmë se nisma “Shqipëria mirëpret botën” vjen si bashkëpunim i qeverisë shqiptare me vende të tjera mike, partnere, të pranishme në Shqipëri. Nëpërmjet përfaqësive të tyre, jane organizuar një sërë javësh kulturore ndërkombëtare duke shpalosur traditat ,kulturen dhe jetën sociale të këtyre vendeve.
Aktualisht jemi para fillimit të Javës Kulturore të Kinës, e cila është vendi me një kulturë 5 mijëvjeçare.
/Argumentum.al