Lufta kundër korrupsionit kërkon vullnet politik të autoriteteve përgjegjëse. Kështu u shpreh ambasadori i BE Luigi Soreca gjatë fjalës së tij në aktivitetin për ngritjen e sistemit elektronik të deklarimit të pasurisë.
Soreca: Lufta kundër korrupsionit është e një rëndësie thelbësore për të gjithë qytetarët e Shqipërisë, por edhe për zhvillimin ekonomik të vendit.
Kostoja ekonomike e korrupsionit është e madhe, por kostot e shoqërisë janë më të mëdha.
Korrupsioni ka ndikim në funksionimin e administratës dhe në shërbimet që ofrohen. Por ka edhe një efekt shkatërrues për ekonominë e vendit. Kjo do të thotë më pak shkolla, më pak spitale më pak punë.
Shfarosja e korrupsionit është një përpjekje komplekse. Kryesisht është sfidë për qytetarët dhe institucionet, por jo vetëm.
Ne qëndrojmë të bashkuar kundër korrupsionit dhe ndajmë barrën e kësaj lufte.
Kjo luftë kërkon vullnetin politik të autoriteteve përgjegjëse dhe përkatëse ne vend. Këto autoritete janë marrësit e parë të këtij mesazhi nga BE.
Ajo që duket qartë nga korrupsioni është që në fund të fundit ata që janë më të ekspozuar janë qytetarë e thjeshtë, që nga studentët apo biznesmenët.
Lufta kundër korrupsionit është një nga prioritetet kyçe për Shqipërinë për të ecur drejt BE.