Përpara datës së vështirë të 22 janarit, më pak se 1 venezuelian në 5 kishte dëgjuar të flitej ndonjëherë për Juan Guaidó. Vetëm pak muaj më parë, 35 vjecari iste një personazh i errët i një grupi të ekstremit të djathtë me influencë të pakët politike, ngushtësisht i lidhur me akte makabre dhune në rrugë. Edhe në vetë partinë e tij, Guaidó ishte një figurë e nivelit të mesëm në Asamblenë Kombëtare e dominuar nga opozita, që po vepron tani në mënyrë jokushtetuese. Por vetëm pas një telefonate nga Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence, Guaidó është shpallur President i Venezuelës. I vendosur në krye të vendit të tij nga Uashingtoni, një bandit basifondesh politike më parë i panjohur është ngjitur në skenën ndërkombëtare, i përzgjedhur nga SHBA-të si lideri i vendit me rezervat më të mëdha petrolifere të botës. Duke i bërë jehonë konsensusit të Uashingtonit, komiteti editorial i “New York Times” e ka quajtur Guaidó një «rival të besueshëm» për Presidentin Nicolás Maduro, me një «stil freskues dhe një vizion për ta çuar përpara vendin». Komiteti editorial i “Bloomberg” e ka duatrokitur pse ka kërkuar «rivendosjen e demokracisë» dhe “Wall Street Journal” e ka shpallur «një lider i ri demokratik».
Ndërkohë Kanadaja, shumë vende europiane, Izraeli dhe blloku i qeverive latinoamerikane të djathta, të njohur si Grupi i Limas, e kanë njohur Guaidó si liderin legjitim të Venezuelës. Ndërsa Guaidó duket se shfaqet nga hiçi, në realitet është produkti i mbi një dekade kultivimi të vëmendshëm nga ana e “fabrikave të ndryshimit të regjimit” të qeverisë amerikane. Përkrah një grupi aktivistësh studentorë të djathtë, Guaidó është kultivuar për ta minuar qeverinë socialiste, destabilizuar vendin dhe një ditë të marrë pushtetin. Megjithëse ka qenë një figurë e vogël në politikën venezueliane, ka kaluar vite për ta demonstruar “dinjitetin” e tij në sallonet e pushtetit të Uashingtonit. «Juan Guaidó është një personazh i krijuar për këtë rrethanë», ka thënë për “Grayzone” Marco Teruggi, sociolog argjentinas dhe ndër kronistët kryesorë të politikës venezueliane. «Është logjika e laboratorit: Guaidó është si një përzierje elementësh të ndryshëm që krijojnë një personazh, që, për hir të së vërtetës, lëkundet midis qesharakut dhe preokupuesit».
Diego Sequera, gazetar dhe shkrimtar venezuelian për agjencinë investigative “Mision Verdad”, bie dakord: «Guaidó është më popullor jashtë Venezuele sesa brenda saj, sidomos në elitën Ivy League dhe në qarqet e Uashingtonit. Është një personazh i njohur atje, është parashikueshmërisht i djathtë dhe konsiderohet besnik ndaj programit». Ndërsa Guaidó shitet sot si fytyra e restaurimit demokratik, e ka kaluar karrierën e tij në fraksionin më të dhunshëm të partisë opozitare më radikale të Venezuelës, duke u pozicionuar në vijë të parë në një fushatë destabilizimi pas tjetrës. Partia e tij është diskredituar ndjeshëm në Venezuelë dhe konsiderohet pjesërisht përgjegjëse e copëzimit të një opozite fuqimisht të dobësuar. «Këta liderë radikalë nuk kanë më shumë se 20% në sondazhet e opinionit», shkruan Luis Vicente León, sondazhisti kryesor i Venezuelës. Sipas tij, partia e Guaidó mbetet e izoluar pasi shumica e popullsisë nuk e do luftën: «Ajo që duan është një zgjidhje».
Por ky është saktësisht motivi për të cilin Guaidó është zgjedhur nga Uashingtoni: nuk është parashikuar që ta drejtojë Venezuelën drejt demokracisë, por që të kolapsojë një vend që në dy dekadat e fundit ka qenë një bastion rezistence ndaj hegjemonisë së Shteteve të Bashkuara. Ngjitja e tij e pamundur shënon kulmin e një projekti të zgjatur dy dekada për të shkatërruar një eksperiment të qëndrueshëm socialist. Nga zgjedhja e 1998 e Hugo Chavez, Shtetet e Bashkuara kanë luftuar për të rivendosur kontrollin mbi Venezuelë dhe rezervat e mëdha petrolifere të saj. Programet socialiste të Chavez pjesërisht e kanë rishpërndarë pasurinë e vendit dhe ndihmuar që të dalin miliona nga varfëria, por i kanë vendosur edhe një shënjestër mbi shpatulla. Në 2002, opozita e djathtë venezueliane e rrëzoi me një grusht shteti që kishte mbështetjen dhe mirënjohjen e Shteteve të Bashkuara, por ushtria e rivendosi presidencën e tij pas një mobilizimi popullor masiv. Gjatë administratës së presidentëve George W. Bush dhe Barack Obama, Chavez u ka mbijetuar tentativave të shumta të vrasjeve, përpara se t’i nënshtrohej kancerit në 2013. Pasuesi i tij Nicolás Maduro u ka mbijetuar 3 atentateve.
Administrata Trump e ka ngjitur menjëherë Venezuelën në majën e listës së ndryshimit të regjimeve të Uashingtonit, duke i dhënë damkën e drejtuesit të një “tresheje tiranie”. Vitin e kaluar, ekipi i sigurisë kombëtare i Trump ka kërkuar që të rekrutojë anëtarë të ushtrisë venezueliane për vendosjen e një junte ushtarake, por kjo tentativë ka dështuar. Sipas qeverisë venezueliane, Shtetet e Bashkuara qenë të përfshirë në një skemë të quajtur “Operacioni Kushtetutë” për ta arrestuar Maduro në pallatin presidencial të Miraflores dhe një tjetre të quajtur “Operacioni Armageddon” për ta vrarë në një paradë ushtarake në korrikun e 2017. Pak më shumë se një vit më par, liderët e opozitës të mërguar kanë kërkuar ta vrasin Maduro, duke përdorur drone – bombë gjatë një parade ushtarake në Caracas. Më shumë se një dekadë përpara këtyre intrigave, një grup studentësh të opozitës së djathtë u përzgjodh dhe u trajnua nga një akademi formimi të elitave për ndryshimin e regjimeve, e financuar nga Shtetet e Bashkuar për ta përmbysur qeverinë venezueliane dhe rivendosur rendin neoliberist.
Më 5 tetor 2005, me popullaritetin e Chavez në kulm dhe qeverinë e tij që planifikon programe të mëdha socialiste, 5 “liderë studentorë” venezuelianë shkojnë në Beograd për të nisur stërvitjen për një rebelim. Studentët kishin ardhur nga Venezuela prej lëshimit të sjellshëm të Qendrës për Veprimet dhe Strategjitë Jo të Dhunshme të Aplikuara, ose CANVAS. Në pjesën më të madhe ky grup financohet nëpërmjet National Endoëment for Democracy, një cut-out e CIA-s që funksionon si krahu kryesor i qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të promovuar ndryshimet e regjimet dhe shtojca si International Republican Institute dhe National Democratic Institute for International Affairs. Sipas emailave të brendshëm të kapura nga Stratfor, një kompani inteligjence e njohur si “CIA hije”, «CANVAS mund të ketë marrë financime dhe stërvitje ngga CIA gjatë luftës antiMillosheviç të periudhës 1999 – 2000».
CANVAS është një spin-off i OTPOR-it, një grup protestues serb i themeluar nga Srdja Popovic më 1998 në Universitetin e Beogradit, OTPOR-i, që nënkupton “rezistencë” në serbisht, ka qenë grupi studentor që ka fituar famë ndërkombëtare – dhe publicitetin e Hollywood – duke mobilizuar protestat që në fund kanë çuar në rënien e Sllobodan Millosheviçit. Kjo celulë e vogël specialistësh të ndryshimit të regjimit operonte sipas teorive të të ndjerit Gene Sharp, “Von Clausewitz i luftës jo të dhunshme”. Sharp kishte punuar me një ish analist të Defense Intelligence Agency, Kolonelin Robert Helvey, për ideimin e linjave drejtuese të protestës si një formë lufte hibride, të fokusuar në shtetet që i rezistonin dominimit unipolar të Uashingtonit. OTPOR-i është mbështetur nga National Endowment for Democracy, USAID-i dhe nga Albert Einstein Institute i Sharp. Sinisa Sikman, një prej krijuesve të OTPOR-it, dikur ka thënë se grupi ka marrë financime deri edhe nga CIA.
Sipas një emaili të kapur prej stafit të Stratfor, pasi ka eliminuar Millosheviçin nga pushteti, «fëmijët që menaxhonin OPTPOR-in janë rritur, vishen mirë dhe ka projektuar CANVAS-in ose, me fjalë të tjera, një grup “eksportuesish revolucionesh” që ka hedhur farërate “revolucioneve me ngjyra” të tjera të ndryshme. Janë ende të lidhur me financimet e Shteteve të Bashkuara dhe praktikisht shëtisin nëpër botë duke kërkuar të përmbysin diktatorë dhe qeveri autokratike (ato që nuk u pëlqejnë Shteteve të Bashkuara)». Stratfor ka zbuluar se CANVAS-i e ka “spostuar vëmendjen e tij nga Venezuela» më 2005, pasi ka stërvitur lëvizjet opozitare që kanë sjellë operacionet e ndryshimit të regjimeve proNATO në të gjithë Europën Lindore. Ndërsa monitoronte programin e formimit CANVAS, Stratfor e ka projektuar programin e tij rebelues në një gjuhë jashtëzakonisht të qartë: «Suksesi nuk është aspak i garantuar dhe lëvizjet studentore janë vetëm fillimi i asaj që mund të jetë një përpjekje disavjeçare për të krijuar një revolucion në Venezuelë, por formuesit janë njerëz që janë pagëzuar me “Kasapin e Ballkanit”. Kanë aftësi të habitshme. Kur të shikoni studentë në 5 universitete venezueliane të mbajnë demonstrata të njëkohëshme, duhet të dini se formimi ka përfunduar dhe ka nisur puna e vërtetë».
“Puna e vërtetë” ka nisur 2 vite më pas, në 2007, kur Guaidó është diplomuar pranë Universitetit Katolik Andrés Bello të Caracas. Është transferuar në Uashington për t’u regjistruar në kursin e qeverisjes dhe të menaxhimit politik pranë George Washington University nën drejtimin e ekonomistit venezuelian Luis Enrique Berrizbeitia, një prej ekonomistëve neoliberalë lartinoamerikanë. Berrizbeitia është një ish Drejtor Ekzekutiv i FMN-së, që ka kaluar mbi një dekadë duke punuar në sektorin energjitik venezuelian nën regjimin e vjetër oligarkik më pas i përmbysur nga Chavez. Po atë vit, Guaidó kontribuoi që të drejtojë grumbullimet antiqeveritare pasi qeveria venezueliane refuzoi që t’i rinovojë liçencën “Radio Caracas Televisión” (RCTV). Kjo radio private luajti një rol të dorës së parë në grushtin e shtetit të 2202 kundër Hugo Chavez. “RCTV” ndihmoi që të mobilizoheshin manifestuesit antiqeveritarë, duke përhapur informacione false që fajësonin mbështetësit e qeverisë për akte dhune, në realitet të kryer nga anëtarët e opozitës, dhe censuroi të gjitha deklarimet proqeveritare me rastin e grushtit të shtetit.
Roli i RCTV-së dhe i kanaleve të tjera në pronësi të oligarkëve në drejtimin e tentativës së dështuar është përshkruar mirë në dokumentarin e përshëndetur “Revolucioni nuk do të transmetohet”. Po atë vit, studentët rivendikuan meritën se kishin mbytur referendumin kushtetues të Chavez për “një socializëm të shekullit të XXI” që premtonte të «vendoste kuadrin ligjor për riorganizimin politik e shoqëror të vendit, duke i dhënë një pushtet të drejtpërdrejtë komuniteteve të organizuar si parakusht për zhvillimin e një sistemi të ri ekonomik». Nga protestat për RCTV-në dhe referendimit, lindi një grup i specializuar aktivistësh ndryshimi regjimi i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. Janë quajtur “Generation 2007”. Formuesit e Stratfor dhe CANVAS të kësaj celule kanë identifikuar një organizator të quajtur Yon Goicoechea, aleat i Guaidó – si “faktor kyç” në mbytjen e referendumit kushtetues. Një vit më vonë, Goicochea u shpërblye për përpjekjet e tij më Milton Friedman Prize for Advancing Liberty e Cato Institute, bashkë me një premio prej 500000 dollarësh, që i i investoi menjëherë në ndërtimin e rrjetit të tij politik “Primero Justicia”.
Natyrisht, Friedman ishte kumbari i think tank famëkeq neoliberist të Chicago Boys që u importua në Kili nga lideri i juntës diktatoriale Augusto Pinochet peër zbatimin e politikave radikale rreptësie fiskale në stilin “shock-doctrine”. Kurse Cato Institute është think-tank neoliberist i Uashingtonit, i themeluar nga vëllezërit Koch, dy donatorë të mëdhenj të Partisë Republikane që janë bërë mbështetës agresivë të së djathtës në të gjithë Amerikën Latine. WikiLeaks ka botuar një email të 2007 që ambasadori amerikan në Venezuelë William Brownfield i ka dërguar Departamentit të Shtetit, Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Komandës Jugore të Departamentit të Mbrojtjes duke i thurur elozhe «Generation 2007» pse e ka «shtrënguar Presidentin venezuelian, i mësuar ta fiksojë axhendën politike, që të reagojë në mënyrë disproporcionale». Midis «liderëve emergjentë» të identifikuar nga Brownfield qenë Freddy Guevara dhe Yon Goicoechea. E ka përshëndetur këtë figura të fundit si «një prej mbrojtësve më të artikuluar të lirive civile». Të mbushur me para nga oligarkët neoliberalë, kuadrot radikalë venezuelianë i kanë sjelltë taktikat e tyre të stilit OTPOR nëpër rrugë, bashkë me një versionin të tyre të veçantë të logos së grupit.
Në vitin 2009, aktivistët riinorë e “Generation 2007” kanë vënë në skenë demonstrimin e tyre më provokues, duke ulur pantallonat nëpër rrugë dhe duke imituar taktikat “skandaloze” të “guerriljes” të konceptuara nga Gene Sharp në manualet e tij për ndryshimin e regjimit. Manifestuesit qenë mobilizuar kundër arrestimit të një aleati të një grupi tjetër rinor, i quajtur Javu. Ky grup i së djathtës ekstreme «mblodhi fonde nga një larmi fondesh qeveritare të Shteteve të Bashkuara, që i mundësuan të fitojnë njohje të shoejtë si krahu më i ashpër i lëvizjeve opozitare», sipas librit të akademikut George Ciccariello-Maher, me titull “Building the Commune”. Ndërsa videot e protestës nuk janë të disponueshme, shumë venezuelianë e kanë identifikuar Guaidó si një prej pjesëmarrësve kryesorë. Pavarësisht se akuza nuk është konfirmuar, sigurisht që është e besueshme; manifestuesit me bythëzbuluar qenë anëtarë të bërthamës së ngushtë të “Generation 2007” të cilës i përkiste Guaidó dhe kishin veshur t-shirte me markën e tyre dalluese “Resistencia!”.
Atë vit, Guaidó ju paraqit publikut në një mënyrë tjetër, duke themeluar një parti politike për të kapur energjinë anti-Chavez që kishte kultivuar “Generation 2007” i tij. Partia, e quajtur “Vullneti Popullor”, u drejtua nga Leopoldo López, një gjakpastër i djathtë i diplomuar në Princeton, i përfshirë fuqishëm në programet e National Endowment for Democracy dhe i zgjedhur kryetar i një distrikti të Caracas, ndër më të pasurit e vendit. Lopez ishte një portret i aritokracisë venezueliane, pinjoll i drejtpërdrejtë i Presidentit të parë të vendit. Është edhe kushëri i Thor Halvorssen, themelues i Human Rights Foundation, me seli në Shtetet e Bashkuar, që shërben si fasadë për aktivistët antiqeveritarë të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara në vendet e shënjestruara nga Uashingtoni. Megjithëse interesat e Lopez qenë të rreshtuara përsosur me ato të Uashingtonit, dokumentat diplomatike amerikane të botuara nga WikiLeaks nxjerrin në dritë tendencat fanatike që kishin çuar në marxhinalizimin e konsensusit popullor.
Një komunikatë e identifikonte Lopez si «një figurë përçarëse në brendësi të opozitës, shpesh i përshkruar si arrogant, hakmarrës dhe i etur për pushtet». Të tjera kanë evidentuar obsesionin e tij për përleshjet dhe «qasjen intransigjente» të tij si burim tensioni me liderë të tjerë të opozitës, që i jepnin prioritet bashkimit dhe pjesëmarrjes në institucionet demokratike të vendit. Në 2010 “Vullneti Popullor” dhe mbështetësit e huaj të saj kanë lëvizur për të shfrytëzuar thatësirën më të keqe prej dekadash që kishte goditur Venezuelën. Mungesa e madhe e energjisë elektrike e kishte goditur vendin për shkak të mungesës së ujit, i nevojshëm për të ushqyer hidrocentralet. Reçisioni ekonomik global dhe një rënie e çmimeve të naftës e rënduan krizën, duke shkaktuar pakënaqësi popullore. Stratfor dhe CANVAS – këshilltarët kryesorë të Guaidó dhe të kuadrove antiqeveritarë – hartuan një plan jashtëzakonisht cinik për ta goditur në zemër revolucionin bolivarian. Plani parashikonte një rënie prej 70% të sistemit elektrik të vendit qysh në prillin e 2010.
«Kjo mund të jetë ngjarja epokale, pasi Chavez i mbetej pak që të mbronte të varfërit nga dështimi i këtij sistemi», lexon memorandumi i brendshëm i Stratfor. «Ka mundësi që do të ketë efektin e galvanizimit të trazirave publike në një mënyrë që asnjë grup opozitar mund të shpresonte ndonjëherë të gjeneronte. Në këtë pikë, një grup opozitar mund ta përdorte për të përfituar nga situata dhe për ta nxitur opinionin publik kundër Chavez». Në këtë moment opozita venezueliane përfitonte 40 – 50 milion dollarë në vit nga organizata qeveritare amerikane si USAID-i dhe National Endowment for Democracy, sipas spanjollit Institue FRIDE. Kishte edhe një pasuri të madhe për t’ua shtuar llogarive të tij, që qenë në pjesën më të madhe jashtë vendit. Por skenari i hartuar nga Statfor nuk u realizua, aktivistët e “Vullnetit Popullor” dhe aleatët e tyre e vunë menjanë çdo pretendim për jo dhunë dhe u bashkuan në një plan radikal për destabilizimin e vendit.
Në nëntorin e 2010, sipas emailave të siguruara nga shërbimet venezueliane të sigurisë dhe të paraqitura nga ish Ministri i Drejtësisë Miguel Rodríguez Torres, Guaidó, Goicoechea dhe aktivistë të ndryshëm studentorë kanë marrë pjesë në një kurs sekret formimi 5 ditor pranë Hotelit “Fiesta Mexicana” në Mexico City. Seancat janë realizuar nga OTPOR, formuesit e ndrushimit të regjimit në Beograd të mbështetura nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Sipas asaj që referohet, kursi kishte marrë bekimin e Otto Reich, një mërgimtar kubanez fanatik antikastrist që punonte në Departamentin e Shtetit të George W. Bush, dhe të ish Presidentit të djathtë kolumbian Alvaro Uribe. Në Hotelin “Fiesta Mexicana”, Guaidó dhe shokët e tij aktivistë kanë hartuar një plan për të përmbysur Hugo Chavez duke gjeneruar kaosin nëpërmjet spazmave të zgjatura të dhunës së rrugës.
3 personazhe të industrisë petrolifere – Gustavo Tovar, Eligio Cedeño dhe Pedro Burelli – me sa duket kanë paguar llogarinë 52000 dollarëshe të hotelit. Torrar është një “aktivist për të drejtat e njeriut” i vetëshpallur dhe “intelektual”, vëllai i vogël i të cilit, Reynaldo Tovar Arroyo, është përfaqësuesi në Venezuelë i kompanisë petrolifere private meksikane “Petroquimica del Golfo”, që ka një kontratë me shtetin venezuelian. Nga ana e tij, Cedeño është një biznesmen venezuelian i arratisur që ka kërkuar azil në Shtetet e Bashkuara, dhe Pedro Burelli, një ish drejtues i JP Morgan dhe ish Drejtor i kompanisë petrolifere kombëtare venezueliane “Petroleum of Venezuela” (PDVSA). E la këtë të fundit më 1998 teksa Hugo Chavez merrte pushtetin dhe ishte pjesë e komitetit këshillmor të programit të lidershipit në Amerikën Latine të Georgetoën University. Burelli ka këmbëngulur mbi faktin se emailat që detajonin pjesëmarrjen e tij qenë sajuar dhe deri ka rekrutuar një investigues privat për ta demonstruar. Ky deklaroi se regjistrat e Google tregonin se emailat që supozohej se qenë të tijat nuk qenë transmetuar kurrë.
Megjithatë, sot Burelli nuk e fsheh dëshirën e tij që jo vetëm ta shikojë të shkarkuar Presidentin aktual venezuelian Nicolás Maduro, por edhe se dëshiron «që ta tërheqin nëpër rrugë dhe ta përdhunojnë me një bajonetë», siç ka ndodhur me liderin libian Muhammar Gheddafi, i trajtuar kështu nga milicët e mbështetur nga NATO. Skema e supozuar e Hotelit Fiesta Mexicana është ndërfutur në një plan tjetër destabilizimi, i zbuluar në një seri dokumentash të treguara nga qeveria venezueliane. Në majin e 2014, Caracas ka shpërndarë dokumenta që përshkruajnë një komplot vrasjeje kundër Presidentit Nicolás Maduro. Rrjedhjet e lajmeve kanë identifikuar Maria Corina Machado, me banim në Miami, si drejtuese të planit. Ekstremiste me një dobësi për retorikën ekstreme, Machado ka shërbyer si lidhje ndërkombëtare për opozitën, duke takuar deri Presidentin George W. Bush në 2005. «Mendoj se është koha për të mbledhur forcat; bëj thirrjet e duhura dhe siguro financime për të asgjësuar Maduro dhe gjithçka merr fund», ka shkruar Maria Corina Machado në një email për ish diplomatin venezuelian Diego Arria në 2014.
Në një tjetër email, Machado theksonte se skema e dhunshme kishte bekimin e Kevin Whitaker, ambasadorit amerikan në Kolumbi. «Kam vendosur tashmë dhe kjo luftë do të vazhdojë derikur ky regjim do të përmbyset dhe do t’ia dorëzojmë rezultatin miqve tanë në botë. Nëse kam vajtur në San Cristobal dhe i jam ekspozuar OAS-it, nuk kam frikë nga asgjë. Kevin Whitaker e ka rikonfirmuar tashmë mbështetjen e tij dhe ka nënvizuar hapat e mëtejme. Kemi një libër çeqesh më të fortë se ai i regjimit për ta thyer unazën e sigurisë ndërkombëtare». Në shkurtin e 2014, manifestuesit studentorë që vepronin si trupa sulmuese për oligarkinë në mërgim ngritën barrikada në të gjithë vendin, duke i transformuar lagja të kontrolluara nga opozita në kështjella të dhunshme, të njohura si “guarimbas”. Ndërsa mediat ndërkombëtare e paraqisnin trazirën si një protestë spontane kundër rregullit të dorës së hekurt të Maduro, ka shumë prova se qe “Vullneti Popullor” që orkestroi spektaklin.
«Manifestuesit e universiteteve nuk mbanin bluzat e tyre, të gjithë mbanin ato të “Vullnetit Popullor” apo të “Primera Justicia”», ka thënë në atë kohë një pjesëmarrës në “guarimba”. «Mund të kenë qenë grupe stuedntësh, por këshillat studentorë janë të bashkangjitura me partitë politike opozitare dhe janë përgjegjës ndaj tyre». Pyetjes se kush ishte drejtuesi, pjesëmarrësi në “guarimba” ka deklaruar: «Hëm, për të qenë të ndershëm, këta djem tani janë në Parlament». Rreth 43 kanë qenë të vdekur gjatë “guarimba”-ve të 2014. Të njëjtat dhuna shpërthyen sërish 3 vite më pas, duke shkaktuar shkatërrime të mëdha të infrastrukturave publike, vrasjen e mbështetësve të qeverisë dhe vdekjen e 126 personave, shumë prej të cilëve qenë chavistë. Në raste të ndryshme, mbështetësit e qeverisë janë djegur të gjallë nga banda të armatosura. Guaidó ka qenë drejtpërdrejt i përfshirë në “guarimba”-t e 2014. Në fakt, ka tëituar një video ku tregohej i veshur me një helmetë dhe me kundragaz, i rrethuar nga elementë të maskuar e të armatosur që kishin bllokuar një autostradë dhe që po futeshin në një përleshje të armatosur me policinë. Duke aluduar për pjesëmarrjen e tij në “Generation 2007”, proklamonte: «Kujtoj se në 2007 kemi thirrur: “Studentë!”. Kurse tani thërrasim: “Rezistencë! Rezistencë”». Më pas Guaidó e ka fshirë postimin, duke demonstruar një preokupim të hapur për imazhin e tij si idhtar i demokracisë.
Në shkurtin e 2014, gjatë kulmit të “guarimba”-ve të atij viti, Guaidó është bashkuar me Lopez në podiumin e një manifestimi të “Vullnetit Popullor” dhe “Primera Justicia”. Në një diskutim të gjatë kundër qeverisë, Lopez i bëri thirrje turmës që të marshojë drejt zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Luisa Ortega Diaz. Pak kohë më pas, zyra e Diaz u sulmua nga banda të armatosura që tentuan ta djegin. Diaz e ka quajtur episodin si «dhunë të programuar dhe të paramenduar». Në një dalje televizive të 2016, Guaidó i ka demantuar si “mit” vdekjet e rezultuara nga “guayas” – një taktikë e “guarimba”-ve që konsiston në vendosjen e një teli me gjemba në rrugë në lartësinë e kokës për të plagosur ose vrarë motoçiklistë. Komentet e tij kanë minimizuar një taktikë vrastare që kishte vrarë, ndër shumë të tjerëve, civilë të paarmatosur si Santiago Pedroza dhe prerë kokën një një njeriu me emrin Elvis Durán. Ky përçmim ndaj jetës njerëzore e dallon “Vullnetin Popullor” në sytë e publikut, përfshi shumë kundërshtarë të Maduro.
Me intensifikimin e dhunës dhe polarizimin politik në të gjithë vendin, qeveria ka nisur të veprojë kundër liderit të “Vullnetit Popullor”. Freddy Guevara, Zëvendëspresident i Asamblesë Kombëtare dhe i dyti në zinxhirin komandues të “Vullnetit Popullor”, ka qenë lideri kryesor i revoltave të rrugës të 2017. Përballë një procesi për rolin e tij në dhunat, Guevara është strehuar në ambasadën kiliane, ku qëndron akoma. Lester Toledo, një ligjvënës i “Vullnetit Popullor” nga shteti Zulia, është kërkuar nga qeveria venezueliane në shtatorin e 2016 me akuzën për financimin e terrorizmit dhe të komplotit për qëllime vrasjeje. Thuhet se planet janë përgatitur bashkë me ish Presidentin kolumbian Álavaro Uribe. Toledo është arratisur nga Venezuela dhe ka bërë turne të ndryshme me Human Rights Ëatch, Freedom House, Kongresin spanjoll dhe Parlamentin Europian, i mbështetur nga qeveria amerikane.
Carlos Graffe është një tjetër anëtar i “Generation 2007” i stërvitur nga OTPOR-i, që ka drejtuar “Vullnetin Popullor”. Është arrestuar në korrikun e 2017. Sipas policisë, ishte në posedim të një çante plot me gozhdë, eksploziv C4 dhe një detonator. Është lëshuar më 27 dhjetor 2017. Leopoldo Lopez, lideri i vjetër i “Vullnetit Popullor”, është sot në arrest shtëpie, i akuzuar se ka pasur një rol kyç në vdekjen e 13 personave gjatë “guarimba”-ve më 2014. Amnesty International e ka lavdëruar Lopez si i «burgosur i ndërgjegjes». Ndërkohë, familjarët e viktimave të “guarimba”-ve kanë paraqitur një peticion për akuza të mëtejshme ndaj Lopez. Goicoechea, poster-boy i vëllezërve Koch dhe themelues i “Primera Justicia”, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, është arrestuar më 2016 nga forcat e sigurisë, që kanë pohuar se kanë gjetur 1 kg eksploziv në automjetin e tij. Në një editorial për “Neë York Times”, Goicoechea ka protestuar ndaj akuzave (që i quan false) dhe ka pohuar se është burgosur thjesht prej «ëndrrës për një shoqëri demokratike, të lirë nga komunizmi» të tij. Është liruar në nëntorin e 2017.
David Smolansky, edhe ai anëtar themelues i “Generation 2007” të OTPOR-it, është bërë kryebashkiaku më i ri venezuelian kur është zgjedhur më 2013 në rrethinën e pasur El Hatillo. Por është shkarkuar nga pozicioni dhe është dënuar me 15 muaj burg nga Gjykata Supreme pasi është gjetur fajtor për nxitjen e dhunës së “guarimba”-ve. Përpara arrestimit, Smolansky ka rruajtur mjekrrën, ka vënë syze dielli dhe kaloi në Brazil i maskuar si prift me një Bibël në dorë dhe rruzaren në qafë. Tani jeton në Uashington, ku është zgjedhur nga Sekretari i OAS-it Luis Almagro për të drejtuar punën lidhur me krizën e emigrantëve dhe të refugjatëve venezuelianë. 26 korrikun e kaluar, Smolansky ka mbajtur atë që e ka quajtur një «takim të përzemërt» me Elliot Abrams, të dënuar në procesin Iran-Contra, tani i dërguar nga Trump si i Dërguar Special i Shteteve të Bashkuara për Venezuelën. Abrams është i njohur se ka mbikëqyrur politikën sekrete e Shteteve të Bahskuara për të armatosur skuadronet e vdekjes të dhathta gjatë viteve ’80 në Nikaragua, El Salvador e Guatemalë. Roli i tij kryesor në grushtin e shtetit venezuelian ka ushqyer frikërat se një luftë tjetër me prokurorë mund të jetë e afërt. 4 ditë më parë, Machado kishte shqiptuar një tjetër kërcënim të dhunshëm kundër Maduro, duke deklaruar se «nëqoftëse dëshiron të shpëtojë jetën, duhet ta kuptojë se koha e tij ka mbaruar».
Rënia e “Vullnetit Popullor”, nën peshën e fushatës së dhunshme të destabilizimit që kishte filluar, ka anashkaluar konsensusin e sektorëve të gjerë në opinionin publik dhe ka shtrënguar pjesën më të madhe të lidershipit të saj në mërgim ose në burg. Guaidó ka mbetur gjithmonë një figurë relativisht e vogël, duke e kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij 9 vjeçare në Asamblenë Kombëtare si zëvendësues. Me origjinë nga një prej shteteve më pak të populluar të Venezuelës, Guaidó ka dalë i dyti në zgjedhjet parlamentare të 2015, duke siguruar vendin në Asamble me rreth 26% të votave. Praktikisht, mund të thuhet se prapanica e tij ishte më e njohur se fytyra e tij. Guaidó është i njohur si President i Asamblesë Kombëtare, e dominuar nga opozita, por nuk është zgjedhur kurrë. 4 partitë e opozitës që përbënin Tryezën e Unitetit Demokratik të Asamblesë kishin vendosur të krijonin një presidencë me rotacion. Kthesa e “Vullnetit Popullor” ishte në ardhje, por themeluesi i saj, Lopez, ishte në arrest shtëpie. Ndërkohë, i ngarkuari i dytë, Guevara, ishte strehuar në ambasadën kiliane. Juan Andrés Mejía do të duhej të zinte postin e Presidentit të Asamblesë, por për arësye që ende sot nuk janë shumë të qarta, u preferua Juan Guaidò.
«Ka një arsyetim klasor që shpjegon ngjitjen e Guaidó», vëren Sequera, analisti venezuelian. «Mejía vjen nga klasë e lartë, ka studiuar në një prej universiteteve private më të kushtueshme të Venezuelës dhe nuk mund t’i shitej lehtësisht publikut si Guaidó. Guaidó ka tipare metise të rëndomta në pjesën më të madhe të venezuelianëve dhe duket më shumë një njeri i njerëzve. Veç kësaj, nuk ishte i tejetekspozuar në media, kështu që mund të paraqitej praktikisht në çfarëdo salse». Në dhjetorin e 2018, Guaidó ka shkuar në Uashington, në Kolumbi e në Brazil për të koordinuar përgatitjen e manifestimeve masive gjatë inaugurimit të presidencës Maduro. Një natë përpara ceremonisë së betimit të Maduro, si Zëvendëspresidenti Mike Pence, ashtu edhe Ministrja e Jashtme kanadeze Chrystia Freeland i kanë telefonuar Guaidó për t’i konfirmuar mbështetjen e tyre. Një javë më pas, Senatori Marco Rubio, Senatori Rick Scott dhe kongresmeni Mario Diaz-Balart – të gjithë ligjvënës e bazës së djathtë e lobit të mërgimtarë të djathtë kubanezë – i janë bashkuar Presidentit Trump dhe Zëvendëspresidentit Pence në Shtëpinë e Bardhë. Me kërkesën e tyre, Trump deklaroi se në rast se Guaidó do të shpallej president, do ta mbështeste.
Sipas “Wall Street Journal”, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo e ka takuar personalisht Guaidó më 10 janar. Megjithatë, Pompeo nuk arriti ta shqiptojë me korrektësi emrin e Guaidó kur e përmendi në një konferencë shtypi më 25 janar, duke ju referuar atij si “Juan Guido”. Më 11 janar, faqja në Wikipedia e Guaidó është modifikuar 37 herë të mira, duke nxjerrë në pah luftën për të modeluar imazhin e një figure më parë anonime që tani ishte një simbol për ambiciet e ndryshimit të regjimit të Uashingtonin. Në fund, mbikëqyrja editoriale e faqes së tij i është dorëzuar Këshillit të Etikës së “bibliotekarëve” të Wikipedia, që e ka quajtur President i «kontestuar» i Venezuelës. Guaidó do të jetë edhe një gjysmë figure, por kombinimi i radikalizmit dhe i oportunizmit të tij plotëson nevojat e Uashingtonit. «Kjo pjesë e brendshme ishte munguese», ka thënë për Guaidó një funksionar i administratës Trump. «Ishte pjesa për të cilin kishim nevojë që strategjia jonë të ishte koherente dhe e plotë». Brownfield, ish ambasadori amerikan në Venezuelë, ka deklaruar për “New York Times”: «Për herë të parë kemi një lider opozitar që dukshëm po u sinjalizon forcave të armatosura dhe forcave të rendit që dëshiron të qëndrojë nga ana e engjëjve dhe e djemve të zot».
Por ka qenë “Vullneti Popullor” i Guaidó ai që ka formuar trupat sulmuese e “guarimba”-ve që kanë shkaktuar vdekjen e agjentëve të policisë dhe të qytetarëve të thjeshtë. Ishte mburrur deri për pjesëmarrjen e vet në revoltat e shesheve. Dhe tani, për të fituar zemrat dhe mendjet e ushtarakëve dhe të policisë, Guaidò i është dashur që ta fshijë këtë histori të përlyer me gjak. Më 21 janar, një ditë përpara se grushti i shtetit të niste seriozisht, gruaja e Guaidó ka paraqitur një video që ftonte ushtarakët të ngriheshin kundër Maduro. Në një konferencë për shtyp përballë mbështetësve të tij, 4 ditë më pas, Guaidó ka shpallur zgjidhjen e tij për krizën: «Të autorizohet një ndërhyrje humanitare!». Ndërsa pret asistencën e drejtpërdrejtë, Guaidó mbetet ai që ka qenë gjithmonë: një marionetë, frut i një projekti cinik forcash të jashtme. «Nuk ka rëndësi nëse do të digjet pas gjithë këtyre aventurave», thotë Sequera për kukullën e grushtit të shtetit. «Për amerikanët është i sakrifikueshëm».
(Dan Cohen e Max Blumenthal, “The making of Juan Guaidó – Kukulla e krijuar në laborator për grushtin e shtetit në Venezuelë”, nga “Consortium News” i 29 janarit 2019) /bota .al