Zëvendës sekretari i shtetit amerikan ka mbërritur në Tiranë. Vizita e Palmer ka nisur nga takimi me kryeministrin në zyrën e tij. Ndërsa ditën e nesërme, pritet të takohet me Presidentin Ilir Meta. Në të njëjtën ditë, Palmer do zhvillojë një bisedë me kryetarin e PD, Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë të opozitës. Pas takimeve me zyrtarët e lartë, mësohet se Matthew Palmer do të ketë një takim edhe me një grup gazetarësh shqiptarë.