Ka vijuar edhe sot aksioni për shembjen e banesave në zonën e Bregut të Lumit, për t’i hapur rrugë vijimit të ndërtimit të Bulevardit të ri.
Deri tani mësohet se është shembur një banesë, nga 28 që janë planifikuar, ndërsa ka pasur edhe tensione mes policisë. Këta të fundit kanë shkuar për të vazhduar aksionin e lënë përgjysmë një ditë më parë.
Opozita ndodhet në zonë për të mbështetur banorët- Nga Bregu i Lumit, Sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Brahimllari akuzoi Ramën se dhunoi gra e fëmijë për aferat e tij korruptive.
“Edi Rama dhunoi gra e fëmijë për aferat e tij korruptive. Ai përdori gaz helmues kundër qytetarëve të tij si në aksione ushtarake,”-tha ai.
Tabaku thirrje policise- Ish deputetja e PD-së, Jorida Tabaku bëri thirrje policisë të mos ushtrojë dhunë ndaj nënave dhe fëmijëve si dhe i kërkoi Avokatit të Popullit të ndjekë situatën dhe prokuroria të nisë hetimet.
“Avokati i Popullit të vijë të shikojë situatën, Prokuroria të nisë hetimet për veprimet e Policisë. Banorët nuk po kërkojnë diçka që nuk është e tyre. I bëj thirrje Policisë mos të ushtrojë më dhunë ndaj nënave dhe fëmijëve të tyre. Një 76-vjeçar është goditur në kokë, po operohet në spital” u shpreh ajo.
3 banorë kanë mbetur të plagosur-Si pasojë e përplasjes me policinë 3 banorë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës. Ata janë Flora Mandri, Xhabir Boleci dhe Uzur Mandr, i cili ndohet në sallën e operacionit.
Në mbështetje ish-deputetët të opozitës-Policia dhe fadromat janë parë në këtë zonë që në orët e para të mëngjesit. Në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe ish-deputetë të PD, Klevis Balliu dhe Luçiano Boçi.
Dy të arrestuar-Ndërkohë policia ka shoqëruar 6 persona, ndërsa 2 të tjerë janë arrestuar pasi qëlluan me gurë drejt policisë.