Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu ka dhënë sot mandatin dy deputetëve nga lista shumëemërore e Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës dhe atë të Korçës.
Bëhet fjalë për Halil Jakimi për qarkun e Dibrës dhe Arlind Çarçani për qarkun e Korçës. Me dhënien e mandatit për dy deputetët, numri i tyre në Kuvendin e Shqipërisë shkon në 102.