Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu ka dhënë sot mandatin katër deputetëve nga lista shumëemërore e Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës dhe atë të Korçës.
Bëhet fjalë për Halil Jakimi për qarkun e Dibrës, Arlind Çarçani për qarkun e Korçës. Eugen Bojaxhiun, nga radhët e LSI për Qarkun e Beratit si dhe për Andi Përmeti i PD për Qarkun Korçë.
Me dhënien e mandatit për dy deputetët, numri i tyre në Kuvendin e Shqipërisë shkon në 102.
Opozita e bashkuar nga ana tjetër vijon të mos kthehet pas nga vendimi i marrë për djegien e mandateve, ndërsa ka nisur përgatitjet për protestën e radhës, e cila është parashikuar të mbahet me 13 prill.